Përmbytjet / Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Kujdes në këto zona

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 01-12-2017 Përmbytjet / Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Kujdes në këto zona

Shtetasit amerikanë që ndodhen në vendin tonë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë situatës së rënduar nga përmbytjet në vendin tonë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Trianë i bën thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes pasi ka rrezikshmëri të lartë që përmbytjet të shtrihen në sipërfaqe të mëdha të vendit.

“Ministria e Arsimit njofton se mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e vendit për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Autostrada Tiranë- Durrës është e mbyllur. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete si Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Sarandë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve drejtuar shtetasve amerikanë.

Më tej në mesazh thuhet se rreshjet mund të vijojnë edhe ditët e ardhshme duke shkaktuar përmbytjen e shumë akseve rrugore.

“Ambasada amerikane i bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa përmbytjet të kalojnë. Gjithashtu Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të ndjekin kanalet mediatike për t’u informuar rreth rrugëve të mbyllura, evakuuimeve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dheut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA, raporton Newsbomb.al.

Mesazhi i Ambasadës amerikane mbyllet duke i bërë thirrje shtetasve amerikanë të mbajnë me vete dokumentet e udhëtimit dhe të identifikimit e ti sigurojnë ato kundër ujit. Gjithashtu ata këshillohen të kontaktojnë dhe të informojnë të afërmit e tyre.

Për çdo rast emergjence shtetasit amerikanë mund të kërkojnë ndihmë në numrin e telefonit 112, ekuivalent i 911 në SHBA. /Newsbomb.al

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Triumfon Artan Rama, gjykata vendos PRO gazetarit në gjyqin e bujshëm
Nis shpërndarja e ndihmave, sigurohen 120 batanijet e para: Ja si mund të ndihmoni »
Article Logic
Execution time: 0.030265808105469
array(1) { ["section"]=> string(82) "permbytjet-ambasada-amerikane-thirrje-qytetareve-te-saj-kujdes-ne-keto-zona-101544" }