Përmbytjet/ BE do organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 16:00 09-02-2015 Përmbytjet/ BE do organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë Johannes Hahn

Bashkimi Europian ka vendosur të organizojë një konferencë donatorësh për Shqipërinë.

Konferenca do të organizohet për t’u ardhur në ndihmë zonave të dëmtuara si pasojë e përmbytjeve në jug të vendit.

Vetë komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka deklaruar më parë se unioni do të ndihmojë Shqipërinë në këtë situatë të vështirë.

Një konferencë e ngjashme është organizuar një vit më parë kur Serbia dhe Bosnie-Hercegovina u goditën nga moti i keq.


Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Johannes Hahn ka konfirmuar ndihmën që do të japë Bashkimi Evropian për përballimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri. E njoftuar të shtunën nga kryeministri Rama, se Bashkimi Evropian do të na vijë në ndihmë, tashmë edhe kryekomisioneri Hahn e konfirmon.

"Jemi të vetëdijshëm për pasojat e katastrofave natyrore. Ndihma evropiane është gjithmonë e mundur dhe e rëndësishme është të ndërmarrim veprimet e duhura.”, tha Hahn.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka marrë konfirmimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë përmbytjesh.

Me anë të disa fotove të postuara në Tëitter, Rama shprehet se “vijon pa orar puna për kurimin e plagëve të hapura nga përmbytjet në zonat e prekura”.

“Po ashtu rrjeti i solidaritetit shkon edhe përtej edhe tek solid I shprehur zyrtarisht I BE-së, që konsiston në një mundësi të drejtpërdrejt për të diskutuar dhe vendosur me Komisonin Evropian për një sasi fondesh por edhe në ndihmën e drejtpërdrejtë nga vendet anëtare të BE-së, siç parashkruan ky mekanizëm në fatkeqësi natyrore.”, tha sot kryeministri Rama, duke shtuar edhe vlerësimin për 15 kamionët që mbërritën në Shqipëri nga Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha përgëzon për herë të parë Edi Ramën
Zgjedhjet vendore/ Filo i Korçës: Jam i gatshëm për rikandidimin »
Article Logic
Execution time: 0.021736860275269
array(1) { ["section"]=> string(69) "permbytjet-be-do-organizoje-konference-donatoresh-per-shqiperine-2841" }