Përmbytjet, Emergjencat japin alarmin: Kaskada e Drinit dhe Komani në pikë KRITIKE, Vau i Dejës ka nisur shkarkimet

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 01-12-2017 Përmbytjet, Emergjencat japin alarmin: Kaskada e Drinit dhe Komani në pikë KRITIKE, Vau i Dejës ka nisur shkarkimet

Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile është mbledhur sot për të raportuar rreth situatës së deritanishme nga përmbytjet në vend.

Rreth 3,300 banesa janë dëmtuar deri tani nga përmbytjet, mbi 128 mijë abonentë janë pa energji elektrike në të gjithë vendin ndërsa situata mbetet kritike në kaskadën e lumit Drin, Hidrocentralin e Komanit ndërsa në Vaun e Dejës kanë filluar shkarkimet, bëjnë me dije eskpertët e EC.

NJOFTIMI:

Situata mbetet problematike edhe në kaskadën e lumit Drin. Edhe në Koman dhe Vaun e Dejës situata mbetet kritike. Vau i Dejës ka filluar shkarimet por nuk ka pasoja si pasojë e shkarkimeve.

Rrugët janë pothuajse të lira. Energjia elektrike ka rreth 128 mijë abonentë pa energji. Gjëja e mirë është që hidrovorët kanë funksionuar pa problem.

Sa i përket banesave kemi rreth 3,300 banesa të prekura dhe të dëmtuara. Shkollat janë të mbyllura.

wegfw34g4hy4h4h.jpg

Masat e marra

Ka patur një angazhim të jashtëzakonshëm të strukturave, emergjencat, Forcat e Armatosura, OSHEE-ja meriton falenderim të veçantë. Opinioni publik është mbajtur i informuar. Për herë të parë kemi bashkëpunuar me operatorët telefonikë për të përcjellë informacione.

Në Vlorë dhe Fushë-Krujë janë bërë evakuuime. Rreth 6,400 forca njerëzore janë angazhuar për situatën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kapën me 1.6 ton drogë, gjykata greke jep vendimin për 3 nga të arrestuarit
Situata e përmbytjeve, Rama mbledh komitetin e emergjencave dhe jep mesazhin e rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.0040998458862305
array(1) { ["section"]=> string(119) "permbytjet-emergjencat-japin-alarmin-kaskada-e-drinit-dhe-komani-ne-pike-kritike-vau-i-dejes-ka-nisur-shkarkimet-101564" }