Përmbytjet në vend, Policia Rrugore lajmëron drejtuesit e mjeteve: Mos kaloni në këto akse

Publikuar tek: aktualitet, më 15:00 01-12-2017 Përmbytjet në vend, Policia Rrugore lajmëron drejtuesit e mjeteve: Mos kaloni në këto akse

Nisur nga situata e vështirë e motit në 24 orët e fundit Drejtoria e Policisë ka lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin në akset, që paraqiten më të rrezikshme.

Akset rrugore kryesisht janë të kalueshme me përjashtim të Qafë-Kashar -Vorë -Qafë Kashar ku punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugës në të dyja kahet.

Segmenti Tiranë-Rinas, aksi që lidh aeroportin është i kalueshem.

Ndërkohë problem paraqet aksi rrugor Fushë Kruje – Kurbin. Policia ka bërë devijimin mjeteve në aksin e vjeter pasi aksi rrugor është mbuluar nga uji në zonën e Dervenit.

Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, është i hapur.

Në akset e tjera ka prezencë të ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshëm, gjithashtu edhe në qendrat e banuara ka prezencë te rritur të ujit, por trafiku i mjeteve vazhdon të jetë i menaxhueshëm.

Drejtoria e Policise Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me mjete si dhe te informohen më parë për akset rrugore problematike.

Sugjerojme drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Jugut, përdorimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan-Peqin.

Gjithashtu, u kujtojme drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregohen të kujdesshem duke respektuar informacionet që jep Policia Rrugore.

Shoferët, për shkak të terrenit me lageshtire, ku nuk mungojnë edhe inertet apo gurët, situatës me mjegull, të tregohen të kujdesshëm në respektimin e kufijve të shpejtesise, distancat e sigurisë mes mjeteve, parakalimet e gabuara. Rikujtojme gjithashtu përdorimin e rripave të sigurimit, kaskave mbrojtëse.

Policia Rrugore ka kërkuar që në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë të ndërpritet qarkullimi i mjeteve kamione me inerte dhe me krom pasi prezenca e tyre në fluksin e qarkullimit bëhet shkak për bllokimin e rrugës dhe për mosdhëninen e ndihmës për mjetet e tjera nga ana e shërbimeve dhe emergjencave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rruges për masat e marra dhe devijimet që synojnë vetëm sigurinë e qytetarit.

Më shumë në këtë kategori: « “Po ç’do thotë Kurumi, more tungjat’ jeta, si mund të zbulojë zullumet e vet”, Arben Duka derdh “SKANDALIN” në vargje
Erzeni del nga shtrati, Sukthi noton në ujë, përmbyten dhjetëra banesa (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.033846139907837
array(1) { ["section"]=> string(95) "permbytjet-ne-vend-policia-rrugore-lajmeron-drejtuesit-e-mjeteve-mos-kaloni-ne-keto-akse-101520" }