Përmbytjet në veri, deputetja Hajdarmataj: Shteti inekzistent

Publikuar tek: politike, më 10:49 08-01-2016 Përmbytjet në veri, deputetja Hajdarmataj: Shteti inekzistent

Situata vazhdon të jetë e rënduar në zonat veriore të vendit ndërsa Partia Demokratike akuzon qeverinë për mungesë totale të strukturave qeveritare. Deputetja e Qarkut të Kukësit Mimoza Hajdarmataj ishte në Domaj të Hasit, ku si pasojë e rreshjeve të mëdha, Gura e fshatit ka përmbytur shtepitë dhe po rrezikon jetën e dhjetra familjeve.

Deputeja në takimet me banorët e shtëpive të përmbytura tha se është e patolerueshme që qeveria në këtë emergjencë nuk mbështet as banorët por dhe vetë pushtetin lokal, ku janë përfaqësues të PS. “Këtu nuk ndihet as edhe një moment shteti, emergjencat civile,  jetët njerëzore dhe çdo gje janë lënë në mëshirën e fatit. Kryeministri qe erdhi nga pushimet dhe ministrat nuk mund të analizojnë emergjencën e përmbytjeve vetëm nga qendra e Shqiperisë e të shpërfillin  Veriun dhe Jugun me arrogancë”, tha Hajdarmataj.

{gallery}PDHajdarmataj{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Metës, Rama shkon në zyrën e Nishanit. Presidenti i shqetësuar për Reformën në Drejtësi, pret kryeministrin
Rama hesht dhe dëgjon burrin që është përmbytur. Ai i mban leksion një-minutësh si duhej bërë shteti (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.030409097671509
array(1) { ["section"]=> string(65) "permbytjet-ne-veri-deputetja-hajdarmataj-shteti-inekzistent-29447" }