Përmbytjet, po shembet ura në Gramsh, alarmohen banorët: Mbetëm të izoluar

Publikuar tek: aktualitet, më 17:58 01-12-2017 Përmbytjet, po shembet ura në Gramsh, alarmohen banorët: Mbetëm të izoluar

Alarmohen banorët në fshatin Grabovë e Sipërme, ura që lidh këtë fshat me Gramshin po shembet. Tashmë të gjithë banorët e këtij fshati mbeten të izoluar nga Gramshi.

Kjo urë shërbente për gjithçka, për makina, për të kaluar, për bagëti, etj. Denoncimi në redaksinë tonë është bërë nga kryetari i këtij fshati Misto Nishku, i cili thotë që ka njoftuar edhe kryetaren e bashkisë znj.Luljeta Dollani. Kujtojmë që këta banorë kanë bojkotuar edhe zgjedhjet këtë vit, dhe paskan patur të drejtë.

Dikush të reagojë pasi në këtë fshatë jetojnë rreth 300-400 banorë të cilët në orët në vijim do të mbeten totalisht të izoluar /Skerdilajd Murati/

 

24257569_1652098591507618_1856159815_n_1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izolohen 10 persona në Delvinë, kërkohet ndihmë urgjente
U kapën me 1.6 ton drogë, gjykata greke jep vendimin për 3 nga të arrestuarit »
Article Logic
Execution time: 0.0044839382171631
array(1) { ["section"]=> string(78) "permbytjet-po-shembet-ura-ne-gramsh-alarmohen-banoret-mbetem-te-izoluar-101560" }