Përmbytjet, Vasili ultimatum Qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Publikuar tek: aktualitet, më 15:24 01-12-2017 Përmbytjet, Vasili ultimatum Qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Nisur nga situata e vështirë e 24 orëve të fundit si pasojë e motit të keq, ka reguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili i ka bërë thirrje Qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme. “Ç'pret akoma qeveria?! Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve”, është shprehur Vasili.

Reagimi i plotë:

Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.
Kryeministri nuk mund te jete komentator. 
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet shtabi i Emergjencave në Shkodër, marrin pjesë gjithë kryetarët e Veriut
“Zoti” apo para të hedhura dëm? Shembja SPEKTAKOLARE e Urës në Mamurras nxjerr në sipërfaqe skandalin »
Article Logic
Execution time: 0.0039858818054199
array(1) { ["section"]=> string(81) "permbytjet-vasili-ultimatum-qeverise-te-shpallet-gjendja-e-jashtezakonshme-101526" }