Përmbytjet, Veliaj: I pyesim banorët, a keni shkuar ju te lumi apo ka ardhur lumi te ju?

Publikuar tek: politike, më 17:33 22-11-2015 Përmbytjet, Veliaj: I pyesim banorët, a keni shkuar ju te lumi apo ka ardhur lumi te ju?

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka thënë se situata pas rreshjeve të shumta të shiut në kryeqytet është nën kontroll. Veliaj tha gjatë një bisede telefonike me “Neës24” se ata të cilët kanë qeverisur për 4 vite kryeqytetin duke legalizuar pa kriter çdo ndërtim mbi lumë dhe kolektorë, duhet që minimum të heshtin për këtë situatë të krijuar sot.

“Ata që legalizuan çfarëdolloj ndërtimi mbi kanale, buzë lumit minimalisht duhet të heshtin. Megjithatë unë jam i fokusuar te puna. Dramën që po kalon qyteti nuk mund ta kalojmë dot kaq shpejt por emergjenca ka kaluar. Në zallbastar situata është nën kontroll, pasi lumenjtë janë grryer ndër vite në mënyrë të pamëshirshme”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi prishjen e disa ndërtimeve buzë lumit të Lanës, ndërsa tha se “po i pyesim banorët a keni shkuar ju te lumi apo ka ardhur lumi te ju”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre ministrat shqiptarë të Arsimit e shkruajnë shqipen me gabime drejtshkrimore (Foto)
Dritëro Agolli: Rama e ka nisur mirë, kam ngritur dolli për Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.023884057998657
array(1) { ["section"]=> string(90) "permbytjet-veliaj-i-pyesim-banoret-a-keni-shkuar-ju-te-lumi-apo-ka-ardhur-lumi-te-ju-26035" }