Përmet, nis gara mes kandidatësh, akuza për makinën kreut aktual

Publikuar tek: politike, më 20:12 23-01-2015 Përmet, nis gara mes kandidatësh, akuza për makinën kreut aktual Makina e markes Benz ne pronesi te kryetarit te Bashkise

Edhe pse fushata nuk është hapur akoma, duket se gara në qytete të ndryshme, nën zë, ka filluar. Bledi Mane, gazetar, ditën e djeshme në faqen “bashkësia përmetare” në facebook, ka thumbuar rëndë kryetarin actual të Përmetit Gilberto Jançe.

“Automjeti i markës Mercedez Benz E Class, prodhim i vitit 2009, ka hyrë në Shqipëri në fillim vjeshtën e 2011-ës. U ble në Gjermani rreth 13.000 euro. Në Përmet mbërriti në javën e tretë të nëntorit të po atij viti. Konsumon rreth 8 litra naftë/100 kilometra. I bëhet servis çdo vit në Janinë me çimin 1000 euro ndërsa gomat i ndërohen çdo 14 muaj me çimin rreth 500 euro. Çdo muaj konsumon rreth 96.000 lekë karburant. Një llogari e thjeshtë tregon se 38 muajt e fundit ky automjet ka shpenzuar 30 milionë e 623 mijë lekë. Dhe çmenduria, fodullëku, makutëria nis këtu. Me këto para 10 mësues do të merrnin rrogat e tyre 1 vit rresht. Me këto para do të merrnin bursat e tyre të studimit rreth 300 studentë përmetarë çdo vit. Me këto para do të bliheshin 3 pompa të reja dhe ujësjellësi do të furnizonte rreth 10 orë në ditë qytetin pa ndërprerje. Me këto para do të bliheshin ilaçet për rreth 140 pensionistë 3 vitet e fundit. Me këto para do të ngroheshin 5 dimra rresht shkollat, kopshtet dhe çerdhja e qytetit. Me këto para do të merrnin asistencën 380 familje në nevojë për gati 2 vjet. Me këto para do të paguhej energjia elektrike e 300 familjeve të tjera në nevojë...Dini gjë kush e nget këtë mercedezzzzzzzzzzzz????” shkruan ai, duke nënkuptuar kryetarin actual të Bashkisë.

Po nuk është vetëm kaq. Deri tani, strukturat lokale në Përmet flasin për 9 kandidatë në garën për Bashkinë e Përmetit. Alma Qamo, Gjergji Kaleshi, Bledi Mane, Eugen Liçi, Veli Mehmeti nga PS, dhe Vjosa Bezati, Kastriot Bundo, Behar Mançellari nga LSI, janë të përfolurit e strukturave locale, në qytetin e vogël por të bukur të Përmetit.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama heq foton e “Shqipërisë së madhe” pas ankesës së Serbisë
Berisha akuzon ministrin Bushati për lidhje me bandën e kokainës »
Article Logic
Execution time: 0.019631862640381
array(1) { ["section"]=> string(67) "permet-nis-gara-mes-kandidatesh-akuza-per-makinen-kreut-aktual-1322" }