Përpalset makina me motorrin në Vlorë, një i vdekur, një i plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:30 06-12-2018 Përpalset makina me motorrin në Vlorë, një i vdekur, një i plagosur Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në aksin Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur 'Qafa e Luarit'.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motorr dhe si pasojë ka vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit me iniciale A.Ç. dhe është plagosur drejtuesi i makinës.

Shkaqet e këtij aksidenti janë të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjsrje dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit", automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V.B., është përplasur me motormjetin e markës "Honda".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit "Honda" me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfuqizimi i pikës 4 të VKM, tërhiqet nga protesta këshilli studentor në Shkodër
Pastor Akil Pano inkurajon studentët: Mos lejoni askënd t’ju bllokojë rrezen e dritës, sjeni vetëm! Jam krenar për ju »
Article Logic
Execution time: 0.0043940544128418
array(1) { ["section"]=> string(72) "perpalset-makina-me-motorrin-ne-vlore-nje-i-vdekur-nje-i-plagosur-144173" }