Përpjasje të forta në Kuvend, Topalli: Mafia është në krye të Kuvendit. Meta: Keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafia

Publikuar tek: politike, më 18:28 28-05-2015 Përpjasje të forta në Kuvend, Topalli: Mafia është në krye të Kuvendit. Meta: Keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafia

Me tone të ashpra ka folur sot në Kuvend deputetja Topalli e cila ka thënë se “mafia është në krye të Kuvendit”. Ajo nisi fjalën e saj duke falenderuar televizionin Agon Channel si dhe emisionin “Ça thua” për rastin e denoncimit të kartave të identitetit duke shtuar se e gjitha kjo është tratativë nga ana e LSI për të blerë votat.

Menjëherë pas Topallit, kreu i Kuvendit Meta ka marrë fjalën duke thënë se dje ka patur një takim me shefen e OSBE-ODIHR dhe ka kërkuar një kopje të shkrimit të RD ku denononcohej e gjithë ajo çfarë Topalli risolli edhe njëherë përmes fotosh në Kuvend, duke i rikujtuar shpifjet si dhe faktin që PD nuk i denoncon këto përpara drejtësisë.

Topalli: Mafia është sot këtu, është  në krye të Kuvendit, në krye të qeverisë. Të pacipët falsifikojnë identitetin e shqiptarëve , është jetike për demokracinë shqiptare, është jetike që Prokuroria të zbardhë menjëherë aktin kriminal të falsifikimit të kartave të identitetit për blerje të votave për të qëndruar në pushtet. Ju e keni parë me zë dhe figurë falsifikimin e kartave të identitetit 700 kishin bërë deri tani për Shkodrën dhe  2000 të tjera  . Ky tjetri ështtë i LSI, ky është pazari i triskave (demostron fotot). Ky vend është në buzë të gërmisës, ky vend rrezikon trazirat, jua them jo si partiake por si qytetare.

Meta: Meqë ma përmende emrin nuk mund të rri pa ju thënë se dje kam takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it. Dhe i kisha kërkuar një kopje të RD-së dhe i kam bazuar në gazetën tuaj zyrtare meqë ju nuk i çoni çështjet para drejtësisë në mënyrë që personi përkatës të verifikohet, në rast se del ashtu si thoni ju të shkojë në burg dhe askush nuk do ta mëshirojë dhe në rast se kemi të bëjmë me një shpifje, atëherë të dënohen ata që kanë shpifur.

Sa i takon mafias, keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Luftë" pallatesh në Parlament, Berisha-Balla akuzojnë njëri-tjetrin
Shkëlzeni i përgjigjet Ballës: Rama është ai që duhet të çojë kërriçin e tij në Librazhd »
Article Logic
Execution time: 0.020260095596313
array(1) { ["section"]=> string(123) "perpjasje-te-forta-ne-kuvend-topalli-mafia-eshte-ne-krye-te-kuvendit-meta-keni-muaj-qe-jeni-ulur-ne-gjunje-para-mafia-12179" }