Përplasen dy makina në Elbasan, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:08 06-12-2018 Përplasen dy makina në Elbasan, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Dy makina me targa EL8982 B dhe TR1388U janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Mamël, me drejtuesit me iniciale A.Xh. dhe B.M.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 5 vjeç.

Të dëmtuarit janë 27-vjeçari me iniciale J.M., 20-vjeçari me iniciale L.D. dhe 5-vjeçari me iniciale K.Gj., banues në fshatin Katund i Ri.

Të plagosurit ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B dhe janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « La vajzën 3 vjeçe në makinë dhe hyri në kazino, shqiptari humb kujdestarinë
Kryekontrollori i SHBA pret kreun e KLSH Bujar Leskaj, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve »
Article Logic
Execution time: 0.023319005966187
array(1) { ["section"]=> string(71) "perplasen-dy-makina-ne-elbasan-3-te-plagosur-mes-tyre-nje-femije-144182" }