Përplasen gjigandët Real Madrid –Barcelona

Publikuar tek: sport, më 10:54 22-03-2015 Përplasen gjigandët Real Madrid –Barcelona

Janë të pakta eventet sportive që mbartin kaq pasion dhe ankth sa ndeshja Real Madrid-Barcelona  ku perplasen dy gjigandët e Spanjës.

Sot është pikërisht dita ku spanjollët e panumërt  përfshihen nga entuziazmi i kësaj ngjarje, duke mbrojtur ngjyrat e preferuara.

Përgjatë dekadës së fundit, kur në Madrid vijon epoka e “galaktikëve” ndërsa Barça ka dominuar për shumë kohë futbollin europian, një numër i madh kampionësh të futbollit janë përplasur me njëri-tjetrin.

Këtu mund të përmenden Roberto Carlos, Fabio Cannavaro dhe Zinedine Zidane, mes kryesorëve të “Los Blancos”, si dhe Ronaldinho apo yjet e Spanjës, kampione e botës në 2010-n: Xavi, Iniesta e Pique.

Real Madrid-Barcelona janë përplasur për herë të parë në vitin 1902, një ndeshje e fituar 3-1 nga katalanasit. Ndërsa ndeshja e parë për kampionat regjistrohet në 1928-n.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biazi bëhet zyrtarisht shqiptar
Tërhoqi me forcë flamurin/Portieri Cakoviç: Kërkoj falje, nuk e pashë që ishte flamuri shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.018142938613892
array(1) { ["section"]=> string(46) "perplasen-gjigandet-real-madrid-barcelona-6610" }