Përplasen me autobusin e studentëve në Sarandë, 7 të plagosur nga një familje, një fëmijë ndërron jetë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 27-06-2016 Përplasen me autobusin e studentëve në Sarandë, 7 të plagosur nga një familje, një fëmijë ndërron jetë Foto ilustruese

Shtatë persona të një familje që udhëtonin me automjetin e tyre në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, janë plagosur rëndë pas përplasjes me autobusin me studentë nga Tirana. Po kështu dje 8 makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës.

Të gjithë të plagosurit  në Gjirokastër janë anëtarë të familjes Lleshi dhe fatkeqësisht një fëmijë ndërroi jetë. Ata janë Feruz, Rabie, Aida Lleshi dhe katër fëmijët me iniciale S.Ll, K.Ll, A.Ll dhe D.Ll. Gjendja shëndetësore e fëmijëve është më e rëndë. Një prej tyre është transportuar pa ndjenja fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës. 4 fëmijë dhe 3 të rritur pesrona të cilët po udhëtonin në aksin Qafa e Muzinës -Gjirokastër kanë mbetur të plagosur pas përplasjes me një autobus studentësh në Sarandë. Aksidenti ka ndodhur në “Qafën e Muzinës” teksa autobusi i studentëve nga një universitet në Tiranë po kthehej pas pushimeve disa ditore në Sarandë. Mes të plagosurve më rëndë, nga katër pasagjerët që po udhëtonin me makinën e vogël me targa të greke "KYB 3616" është një fëmijë 5-vjeçare dhe shoferi i makinës që janë transportuar pa ndjenja drejt spitalit. Ndërsa nga pasagjerët e autobusit me targa “AA 355 KU” raportohet vetëm për plagosje të lehta. Të gjithë të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02454686164856
array(1) { ["section"]=> string(106) "perplasen-me-autobusin-e-studenteve-ne-sarande-7-te-plagosur-nga-nje-familje-nje-femije-nderron-jete-44678" }