Përplasen Tahiri dhe Paloka, deputeti: Je shtrirë barkas si legen në makinën e Shullazit që mos të shihja. Të kanë dhënë 6 muaj kohë

Publikuar tek: politike, më 13:33 19-11-2015 Përplasen Tahiri dhe Paloka, deputeti: Je shtrirë barkas si legen në makinën e Shullazit që mos të shihja. Të kanë dhënë 6 muaj kohë

Përplasje të forta në Kuvend mes ministrit Saimir Tahiri dhe deputetit të PD Edi Paloka. Tahiri foli për “një problem të madh ligjor” të Palokës ndërsa e siguroi që çështjen do e dërgojë në Prokurori ndërsa Paloka akuzoi ministrin se “shtriheshe barkas” në makinën e Emiljano Shullazit.

Tahiri-Berishës: Ku ishe ti kur vrasësi darkonte, në darkën e çiftelisë, kur vriteshin komisarët e policisë dhe vrasësit rrinin me komisarët e policisë.

(Ndërhyn Paloka nga vendi por nuk dëgjohet në mikrofon)

Tahiri: Ti ke problem shumë të madh me kë ke dalë  në  TIMS por unë do e çoj në Prokurori.

(Paloka ndërhyn sërish. Zhurmë, të bërtitura në sallë)

Tahiri: Qetësohu, s’ka problem  do shkosh të japëh llogari në prokurori.

Tahiri: Doni të dalim para drejtësisë bujrum të bëjmë reformën në drejtësi, lerini këtu fjalët si përgojore të shkëlqyera .

Paloka: Ky tregoi edhe njëherë kush është, turp të dalë ky të dalë të flasë për moral. Atë që kishe për mua ta thoje këtu. Guxo dhe thuaje këtu me kë kam dalë unë.

Nuk ke thënë gjë për Shullazin si legen je kthyer barkaz kur ke dalë me Shullazin me makinë që mos ta shihja unë.

Kryeministri i ka fut dozën, e patë si u thirrën te Vila? (I referohet takimeve mes krerëve të qeverisë në vilën qeveritare)  I dhanë 6 muaj të tjerë u mbyll pazari, ndaj bën si trim por nëse me ata i mbylle pazaret,  s’i ke mbyllur me ne, në burg do jesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e ofendime në Parlament, Berisha-Tahirit: Laj gojën kur flet për Gjin Gjonin
Kod etike? Jo për Berishën. Lexoni “lumin” e epiteteve që tha sot në Kuvend për Ramën e Tahirin »
Article Logic
Execution time: 0.023298978805542
array(1) { ["section"]=> string(135) "perplasen-tahiri-dhe-paloka-deputeti-je-shtrire-barkas-si-legen-ne-makinen-e-shullazit-qe-mos-te-shihja-te-kane-dhene-6-muaj-kohe-25803" }