Përplasja e ashpër për “Loro Boriçin”, Rama replikon me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:11 01-09-2016 Përplasja e ashpër për “Loro Boriçin”, Rama replikon me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin

Përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Në inagurimin e stadiumit Loro Boriçi, ka qenë dje i pranishëm kryeministri Edi Rama si dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Shëtitja e Ramës së bashku me Ademin përmes ambienteve të reja të stadiumit, nuk ka kaluar pa incidente. Edi Rama e ka fajësuar Ademin se nuk prishi asnjë ndërtim pa leje.

Newsbomb.al zbardh debatin e plotë mes Ramës dhe Ademit:

Rama: Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën

Ademi: Mund të prish tregun, por jo banesat

Rama: Pa realizuar projektin e hapjes së sheshit përpara stadiumit mos prit grante nga qeveria. Sepse nuk tregon vullnet për të marë përgjegjësi

Ademi: S’mund të mbash peng një qytet të tërë për tre shtëpi

Rama: Shpenzimet e prishjeve i përballon qeveria, ti duhet të tregosh vullnet si pushtet lokal

Ademi: Bëjeni sheshin anash. Aty nuk ka prishje

Rama: Stadium me shesh anash nuk ka. Sheshet janë përpara. Këtu te zona vip nuk futen dot autobusët.

Ademi: Është në përgjegjësinë time si kryetare e Bashkisë së Shkodrës që të mbroj interesat e qytetarëve të mij, nuk mund të prishen ato objekte të cilat kanë lejen e posaçme, ndërkohë që për ato pa leje, mund t’i nënshtrohen prishjeve.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr në Sarandë, pamjet që dëshmojnë realitetin therës
I riu hodh nga terminali duke i dhënë fund jetës, dështon siguria edhe njëherë tjetër në aeroportin e Rinasit »
Article Logic
Execution time: 0.040229082107544
array(1) { ["section"]=> string(99) "perplasja-e-ashper-per-loro-boricin-rama-replikon-me-kryebashkiaken-e-shkodres-voltana-ademin-51499" }