PËRPLASJA E FORTË/ “Azem Hajdari s’kishte asgjë prej heroi”, e bija i përgjigjet ashpër Nanos: Kasnec përbaltosës, je xheloz, i dështuar…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:36 29-10-2017 PËRPLASJA E FORTË/ “Azem Hajdari s’kishte asgjë prej heroi”, e bija i përgjigjet ashpër Nanos: Kasnec përbaltosës, je xheloz, i dështuar…

Nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur ashpër analistit Mustafa Nano, lidhur me një shkrim të botuar për Azem Hajdarin, vetëm një ditë pas përurimit të shtatores së heroit të demokracisë në Tropojë.

Ai shkruan se se kush e cilëson hero Azemin tallet me të ose me veten. Sipas Muç Nanos, Azimi s’kishte ideale dhe kishte koeficent inteligjence të ulët.

“Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më”, shkruan NANO.

Menjëherë i është përgjigjir e bija, Rudina Hajdari, aktualisht deputetë e PD. Ajo e cilëson aspak të vërtetë shkrimin e Nanos dhe e konsideron atë një njeri xheloz që nesër do të harrohet, ndërsa Azem Hajdari do të kujtohet si heroi i demokracisë. Madje e konsideron atë edhe si jë kandidat të dështuar të PD, ndërsa bën një krahasim me gazetarinë britanike, duke thënë se shkrime të tilla cilëson si "gazetari për faturat e dritave".

“Kush është ky Mustafa Nano për të gjykuar se kujt i ngrihet apo jo statuja? Ky një ish kandidat i dështuar i Partisë Demokratike që zvarritet në dështimin e tij, si në ujërat e gazetarisë ashtu edhe të politikës përmes një sulmi ndaj Azem Hajdarit? Mustafa Nano e fillon sulmin e tij ndaj Azem Hajdarit duke thënë se " e njoh Azem Hajdarin". Dëshiroj të theksoj se nuk e kam takuar asnjëherë Mustafa Nanon. Emrin e tij e kam dëgjuar në mënyrë të turbullt derisa u njoha me sulmin e tij të ulët ndaj Azem Hajdarit. Azem Hajdari i dha lirinë Shqipërisë, përmes trimërisë, vetëbesimit, dinjitetit dhe moralit. Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant. Sulmi i tij ndaj Azem Hajdarit- publikuar në 28 tetor- shënoi një nivel tjetër të ulët të Mustafa Nanos në turra vrapin e tij mediatik drejt batakut. Gazetarët britanikë i konsiderojnë  këto artikuj të Nanos si "gazetari për faturat e dritave".  Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar. Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar”, shkruan Rudina.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12664794921875
array(1) { ["section"]=> string(135) "perplasja-e-forte-azem-hajdari-s-kishte-asgje-prej-heroi-e-bija-i-pergjigjet-ashper-nanos-kasnec-perbaltoses-je-xheloz-i-deshtuar-97602" }