Përplasja e kryeminsitrit me senatin e Universitetit, Rama: Nuk do flasim për brava, Dekani: Studentët japin provime në të ftohtë (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 13:50 14-02-2018 Përplasja e kryeminsitrit me senatin e Universitetit, Rama: Nuk do flasim për brava, Dekani: Studentët japin provime në të ftohtë (DEBATI)

Kryeminsitri Rama zhvilloin një takim me senatin  e Universitetit të Tiranës. Fokus i takimit ështe reforma në arsim  si dhe një nga çështjet më të diskutura të ditëve të fundit atë të pagave të pedagogëve.

Ndrësa fjalën e mori Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha. Ky i fundit u shpreh se Universiteti i Tiranës ka një sërë problemesh dhe se është e nevojshme të ketë ndërhyrje nga qeveria. Ndërsa Rama u shoreh se ligji lejon vetën të ndërhyhet kur gjërat të kenë shkuar në pikën e fundit.

Ndërkohë debati vijoi edhe për ‘bravën’, ku sipas pedaggëve Universiteti nuk ka kushte. “S’ka njeri këtu të diskutojë për brava”, u shpreh Rama.

Debati i plotë:

Dekani: Unë nuk doja të flisja në këtë moment sepse nuk futen tek  ata që janë të shqetësuar për pagat. Situata është zgjidhur me fond të brendshme. Unë po i them pretendimet e mia.

Rama: A është senati fuqia që mund të bëjë balancinne vimë këtu dhe flasim për brava më duket se nuk është në nivelin tonë. Autonomia ta drejtosh dhe ta diskutosh. Flasim me terma autonomie dhe sillemi me terma autoritare. Të themi që instutucionet e arsimit të lartë është pasuri kombëtare. Ne kemi qenë lider dhe vazhdojmë të jemi lider pavarësisht ndonjë verifikimi që na është bërë. Në këtë treg konkurues ne duhet ta mbajmë. Sa profesoratë janë shumë universitete bashkë që mund të bëjnë në numer fizik. Ai akreditim është instutucional qe ne duhet ta paraqesim, në këtë pikë ne jemi dobët. Tani është e vërtet ajo që tha rektori se ne që nga fillimi i adminstrimit kemi një problem të brendshëm. Kemi pasur shqetësim shumë të madh për këtë. Ne kemi vënë përballë situatave të bllokimit të universitetit. Qeveria nuk mund të thotë se ne nuk zgjidhim konfliktete e brenshme

Rama: Unë e di që po erdhi puna në një pikë fundore aty na e jep ne ligji të drejtën të ndërhyjmë. Unë po ju them tonën. Kam marrë pjesë unë personalisht në tre debate. Luftë për  trashëgueshmërinë automatike të fondeve. Si zgjidhet kjo, pa shkuar tek ajo se aty duhen prerë koka.

Dekani: Thashë që universiteti i Tiranës nuk është pasuri vetëm e jona por e të gjithëve. Ajo që po thoja është se ne kemi një problem shumë të madh sa i përket drejtimit akademik. Nuk është çështje që jemi të ndarë në mazhorancë dhe minorancë në senat. Ligji është i deturueshëm për ne. Tani problemi që ne kemi është se deklarojmë se i njohim funksionet ka bërë një ndarje të prerë, të funksioneve akademike. Peshën specifike e ka çuar në departament. Piramida nuk është më siç ka qenë, dikur ishte rektori tashmë është departamenti. Ne nu jemi kuotuar me këtë dhe vazhdojmë me principet e të vjetrit. Ligji e çon peshën specifike.

Rama: Si zgjidhte ky ngërç?

Dekani: Po e them zoti kryeministër. UT ndryshe nga çdo universitet tjetër bordin e administrimit e ka të vetin. Janë mbledhje të pafundme të rektoratit ku ne i kemi thënë se Universiteti nuk është repart ushtarak. Ne merremi kush është punëdhënës dhe kush është punëmarrësi. I kemi ngritur në vazhdimësi si probleme. Dhe të nesërmen ndyshe nga ç’është rënë dakord veprohet në mënyrë po autoritare. Ç’punë ka rektori të japë kontrata financiare. Këto janë çështje të mentalitetit. Nuk është vetëm rrogoa UT nuk i punon sistemi. Studentët i kanë bërë provime në 40 e ca gradë dhe tani në dimër në të ftohtë. Ne do vazhojmë zoti kryeministrë të ngremë problematikat tona por në fund të ditës nëse nuk zgjdhen ka probleme të mëdha.

Dekani: Thamë për bravë është për tjetër gjë, por ti thuash bordit se nuk i kalojnë shkresat e tua në protokoll. Është hera e parë që të mos lejojë protokolli të mos kalojë dokumentacion.

Rama: S'ka njeri këtu të diskutojë për brava.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama sqaron pse u vonuan pagat e pedagogëve, zbulon sherrin mes dy MINISTRIVE: Vetëm njërës i jap të drejtë
Përplasja e Ramës me pedagogët, Basha reagon ‘rrufeshëm’: Injorant, mbledh Senatin e Universitetit dhe i kërcënon »
Article Logic
Execution time: 0.017219066619873
array(1) { ["section"]=> string(139) "perplasja-e-kryeminsitrit-me-senatin-e-universitetit-rama-nuk-do-flasim-per-brava-dekani-studentet-japin-provime-ne-te-ftohte-debati-110224" }