Përplasja e Ramës me pedagogët, Basha reagon ‘rrufeshëm’: Injorant, mbledh Senatin e Universitetit dhe i kërcënon

Publikuar tek: politike, më 14:44 14-02-2018 Përplasja e Ramës me pedagogët, Basha reagon ‘rrufeshëm’: Injorant, mbledh Senatin e Universitetit dhe i kërcënon

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në mënyrë të “rrufeshme” ende pa mbaruar takimi i kryeministrit Rama me Senatin e Universitetit.

Basha kritikon ashpër Ramën se po kërcënon pedagogët dhe i trajton si nxënës, duke vendosur për ta edhe se kur kanë të drejtë të flasin ose jo. "Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri", shprehet Basha. 

Rama debatoi ditën e sotme me pedagogët lidhur me reformën për ligjin e ri të Arsimit të Lartë, ndërsa hoqi të gjitha përgjegjësitë duke thënë se problemet më të mëdha ndodhen brenda universitetit dhe se ato duhet t’i zgjidhë vetë, si autonomi që është.

REAGIMI I BASHËS

Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.

luli.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja e kryeminsitrit me senatin e Universitetit, Rama: Nuk do flasim për brava, Dekani: Studentët japin provime në të ftohtë (DEBATI)
Zonat e bllokuara në Librazhd, Balla dhe Qendro inspektim mes dëborës »
Article Logic
Execution time: 0.020692110061646
array(1) { ["section"]=> string(115) "perplasja-e-rames-me-pedagoget-basha-reagon-rrufeshem-injorant-mbledh-senatin-e-universitetit-dhe-i-kercenon-110231" }