Përplasja e Ramës me Top Channel, Babaramo s’përmbahet: Gjallesë mosmirënjohëse, nuk flisje me Tanin para se të vdiste, sot bën si Berisha për Azemin

Publikuar tek: politike, më 15:09 11-11-2017 Përplasja e Ramës me Top Channel, Babaramo s’përmbahet: Gjallesë mosmirënjohëse, nuk flisje me Tanin para se të vdiste, sot bën si Berisha për Azemin

I papërmbajtur në këtë koment ndaj Edi Ramës gazetari Ilir Babaramo.

Në një shkrim të titulluar “Enveri, Edi dhe Top Channel”, Babaramo sulmon ashpër kryeministrin për “luftën” që ky i fundit i shpalli gjigandit mediatik që drejtohet nga Vjollca Hoxha, pas ndarjes nga jeta të gjeniut Dritan Hoxha.

Babaramo e cilëson Ramën një “gjallesë mosmirënjohëse” ndërsa shkruan se kryeministri, asokohe në opozitë, nuk fliste me Tanin e madje ky i fundit i kishte fshirë numrin Ramës. Më tej, gazetari krahason lavdërimet e Ramës për gjeniun e ndjerë të medias me ato të ish-kryeministrit Sali Berisha për Azem Hajdarin.

“Pisllëku më I fundit është ai I sulmit kundër Top Channel. Ky sulm zbuloi për publikun një nga anët më të errëta të karakterit të Edi Ramës. Eshtë gjallesa më mosmirënjohëse. Përmasat e mosmirënjohjes së tij ia kalojnë dhe Enverit, I cili respektonte Myslym Pezën dhe Haxhi Lleshin. I respektonte dhe pas 50 vjetësh dhe atëhere kur ata nuk I duheshin më dhe mezi mbërthenin pantallonat . Si çdo krahasim dhe ky çalon. Sepse përmasat e dikurshme dhe të sotme të T. Ch frikësojnë në palcë çdo politikan. E megjithatë , mosmirënjohja e Ramës ndaj këtij gjigandi mediatik zbulon se deri ku mund të shkojë perversiteti I tij. Dy tre raportime korrekte që kritikojnë politikat e qeverisë mjaftuan që Rama të vërë në funksion gjithë ingranazhin e tij të baltës kundër televiozionit I cili përballoi gjithë sulmet e frikshme dhe miklimet marramendëse të pushtetit të Berishës. Deri në qershorin e 2013 , deri në ditën e fundit të qeverisë së PD duruan kërbaçin dhe refuzuan kulaçin, duke mbetur zëri më influent në opinionin publik. Kjo politikë e pavarur editoriale ishte sigurisht ishte një pasuri publike , por dhe avantazh për opozitën. 

Rama e ka harruar të gjithë këtë. Në shkallën më sipërane të mosmirënjohjes, nxitoi ti kthejë shpinën Top Channel dhe tu jargavitet atyre që e tallën në tetë vitet e opozitës së tij. Deliri dhe perversiteti I tij ndaj medias arriti deri aty sa mendonte ta trajtonte Top Channel sikur të ishte ajo gruaja që duhet të lajë , shplajë dhe hekurosë, të mbajë gojën mbyllur e të rrijë lepe peqe në kohën kur burri sillet si birbo me cdo prostitute salloni. Në fakt , për tetë vjet rresht duhet të ketë ëndërruar ti merte Berishës boudoir-in e tij mediatik. Dhe ia mori. 
Tani që ka shtënë në dorë lavazhin e Berishës, Ramës I duket cudi pse dhe Top channel nuk pranon të jetë I tillë. Për këtë arsye ka nisur fushatën më perfide , më mosmirënjohëse që ka ndodhur ndonjëherë në hapësirën publike. Një fushatë delegjitimimi. Madje u investua dhe vetë duke shkuar një status ku e etiketoi Topin si kazan. Ndërkohë bashkëpunëtorë të tij marrin në telefon në redaksitë e mediave dhe thonë si ne konfidencë, dhe kur nuk I pyet, se presidentja e Topit ka kërkuar të emrëojë drejtor të një kompanie publike një të afërmin e saj dhe ajo është revoltuar se Rama nuk ka lëshuar pe ndaj kësaj kërkese jo parimore. Rama parimor me bosët e medias ? Kësaj I thonë të kesh dy b… e një ta shqyesh , mund të thoshte në zhargon ndonjë nga anetë e kohës së Enverit. 
Megjithatë sëkëlldia e Ramës ndaj Topit dhe çdo zëri të lirë është kaq e madhe sa I ka errur sytë, turbulluar gjykimin dhe tërbimi e bën të harrojë ca të vërteta të thjeshta. U përpoq të krijojë një diversion mes legacy të Tanit të ndjerë dhe trashëgimtarëve të tij. Ai harron dy të vërteta të thjeshta. Tani, të cilin Rama e konsideron me të drejtë një gjeni, ka thuajse 10 vjet që ka ikur nga kjo jetë . Pyetja e thjeshtë : tani pas kaq kohësh vendosi Topi të bëhet kazan, pasi refuzoi karrotat e Berishës dhe për hir të vëertetës, ish-kryeministri është më bujari dhe më mirënjohësi politikan për ata që e kanë mbështetur. 

E vërteta e dytë që harron Rama është se thuajse dy vjet para se Tani të ikte nga kjo botë kishte ndërprerë çdo komunikim , madje I kishte fshirë dhe numrin nga celulari I tij kryetarit të atëhershëm të opozitës. Për një arsye fare të thjeshtë : Rama ishte përpjekur të krijonte qark të shkurtër me ndonjë drejtues departamenti në Top. Sigurisht Tani nuk mund ta pranonte që kredibiliteti I Topit të përdorej për arsye jashtëprofesionale. Pikërisht për këtë arsye lavdërimet që I bën Rama Tanit pas vdekjes janë si dy pika uji me ato që bën sot Berisha për Azemin.
Rama do vazhdojë të jetë krijesa më mosmirënjohëse. Sinjalet nga eountarage I tij janë të tilla se në qendër të sulmit do jenë ata gazetarë që I shpëtuan lëkurën mbrëmjen e 21 Janarit, natën më të të vështirë të tij. Fushata e delegjimitetit pritet të nisë dhe për ata gazetarë që dëshmuan se fatura e katër vrasjeve në boulevard nuk I takonte Ramës , por Berishës. Tek e fundit, për ata e vërteta kishte më shumë vlerë se Rama dhe Berisha bashkë”, shkruan ndër të tjera Babaramo në artikullin e tij.

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i Bashës: Ç’ka ndodhur të mërkurën e 8 tetorit, Rama-Tahiri-Xhafaj në ethe për të zhdukur provat
“Në e bëfsh këtë të bëjmë lapidar”, Rama i jep besën familjes në Bulqizë (DIALOGU PËR MOS T’U HUMBUR) »
Article Logic
Execution time: 0.084507942199707
array(1) { ["section"]=> string(151) "perplasja-e-rames-me-top-channel-babaramo-s-permbahet-gjallese-mosmirenjohese-nuk-flisje-me-tanin-para-se-te-vdiste-sot-ben-si-berisha-per-azemin-99177" }