Përplasja Kishë-Qeveri: Rama na bëri padrejtësi. Kryeministri i përgjigjet nëpërmjet “Transparencës”

Publikuar tek: politike, më 20:41 16-10-2015 Përplasja Kishë-Qeveri: Rama na bëri padrejtësi. Kryeministri i përgjigjet nëpërmjet “Transparencës”

Kisha Ortodokse e Shqipërisë është përfshirë në debatin e zhvilluar dje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PBDNJ-së Vangjel Dule. Ka qenë një deklaratë e Ramës se Kisha nuk ka dhënë asnjë qindarkë dy vitet e fundit për restaurime, ajo që ka ngjallur reagimin e kësaj të fundit.

Nëpërmjet një reagimi për mediat, Kisha Ortodokse e konsideron kryeministrin Rama si të painformuar. Në reagim, deklarata e Ramës konsiderohet si padrejtësi ndaj Kishës dhe se informimi publikut nuk është bërë në mënyrë objektive.

“Në mbrëmjen e datës 15.10.2015, në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë debatit për veprimin arbitrar të shembjes së Kishës së shenjtë të Shën Athanasit në Dhërmi, midis të tjerave, u tha nga ana e Kryeministrit se: “të paktën, këto dy vitet e fundit, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë lek për restaurimin e kishave ortodokse”. Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi në mënyrë objektive opinionin publik”, thuhet në deklaratën e Kishës.

Por, Rama ka vendosur t’u përgjigjet këtyre deklaratave nëpërmjet portalit qeveritar “Transparenca”, ku thuhet se kryeministri nuk mori përsipër dhe as ka se si merr përsipër të informojë publikun se sa investime ka bërë për llogari të sajën Kisha Orthodhokse Autoqefale.

“Kjo është çështje e Kishës dhe qeveria nuk ka as detyrën e as të drejtën të ndërhyjë apo të informojë mbi këtë çështje. Kryeministri, gjatë interpelancës me deputetin Vangjel Dule, thjesht informoi ndër të tjera se Kisha Orthodhokse Autoqefale ka bërë në mars 2014 një marrëveshje me qeverinë përmes Ministrisë së Kulturës për bashkëpunim të ndërhyrjeve të shpëtimit apo të restaurimit të kishave monument kulture që ishin në situatë emergjence, duke shtuar se deri më sot Kisha nuk ka marrë pjesë në asnjë operacion të financuar nga qeveria gjatë këtyre dy vjetëve. Qeveria ka vijuar ndërkohë me financimin e restaurimeve të kishave-monument kulture nga buxheti i shtetit, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, thuhet në deklaratën e postuar në portal.

Sipas Ramës, kjo nuk është një kritikë ndaj Kishës, por vetëm një fakt i vërtetë që tregon përkushtimin e qeverisë në raport me monumentet e kulturës që janë edhe në përdorim të Kishës Orthodhokse Autoqefale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afera CEZ / Basha: Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 mln euro, krenar në krah të kopacëve bojëdalë
PD i kërkon Metës heqjen e mandatit të Frrokut dhe Ndokës, ja letra e plotë e Ristanit »
Article Logic
Execution time: 0.012439012527466
array(1) { ["section"]=> string(102) "perplasja-kishe-qeveri-rama-na-beri-padrejtesi-kryeministri-i-pergjigjet-nepermjet-transparences-23297" }