Përplasja Klosi-Vokshi/ Ministri: Ngjarjet e rënda ndodhin në bashkinë tuaj. Deputetja: Po akuzon shkodranët se kanë refuzuar të votojnë PS-në

Publikuar tek: politike, më 16:16 09-07-2015 Përplasja Klosi-Vokshi/ Ministri: Ngjarjet e rënda ndodhin në bashkinë tuaj. Deputetja: Po akuzon shkodranët se kanë refuzuar të votojnë PS-në

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi është përplasur sot në Kuvend me deputeten e PD-së Albana Vokshin, për ngjarjet e ndodhura së fundmi në bashkinë e Shkodrës.

Klosi ka deklaruar se ngjarjet e rënda ndodhin në bashkinë e drejtuar prej demokratëve, në të vetmen bashki të fituar prej tyre në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Lidhur me ngjarjen në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ministri u përgjigj se reagimi i qeverisë ishte i menjëhershme pas asnjë lloj ndjesie politike.

“Mendoja se do kishit frikë të hapnit këtë histori. Njerën e përmendët dhe tjetrën jo. Atë të dhunës në jetimore por nuk folët për vrasjen e të rinjve çekë. Të dyja ngjarjet ndodhën në Shkodër, në të vetmen bashki që ju drejtoni, në të vetmen që fituat. Reagimi jonë ishte i menjëhershëm për të dyja ngjarjet pa asnjë një lloj ndjesie. Morëm masa ndaj tre kujdestareve dhe shkarkuam drejtoreshën. Do ua jap me fakte edhe punën e drejtoreshës në krye të atij institucioni. Ai ishte një veprim skandaloz dhe ndodhi për shkak se ka degraduar sistemi. Por gjërat kanë ndryshuar në atë jetimore në dy vitet e fundit. Kur erdhëm ne në pushtet e gjetëm në kushte skandaloze. Fëmijët hanin bukë me sheqer. Duhet një reformë e thellë pasi nuk mund të vazhdohet me strategjitë e para viteve 1990”, ka thënë ministri në foltoren e Kuvendit.

Deputetja demokrate, Vokshi ka replikuar me ministrin duke thënë se nuk e priste që Klosi të merrte në mbrojtje drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës. Në lidhje me deklaratën e ministrit se ngjarjet e rënda ndodhin në Shkodër, Vokshi kërkoi nga Klosi që të mos fajsonte shkodrantët për shkak se ata kanë refuzuar të votojnë Partinë Socialiste.

“Nuk prisja që të mbronit drejtoreshën. Ata fëmijë nuk kanë vetëm nevojë për bukë dhe ujë. Atyre fëmijëve u mungon dashuria dhe përkushtimi. Shkodra ka refuzuar gjithmonë të votojë PS-në dhe ka votuar PD-në, por ju nuk mund t’ia hidhni fajin qytetarëve të Shkodrës për shkak se nuk ju kanë votuar”, u shpreh Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe kritikon edhe kolegët e qeverisë: Parlamenti po bëhet gjithnje e më hipokrit
Bushati kundër vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit për “Srebrenicën” »
Article Logic
Execution time: 0.020218133926392
array(1) { ["section"]=> string(144) "perplasja-klosi-vokshi-ministri-ngjarjet-e-renda-ndodhin-ne-bashkine-tuaj-deputetja-po-akuzon-shkodranet-se-kane-refuzuar-te-votojne-ps-ne-15729" }