Përplasja/Legalisti Gjana-Bashës: Tradhtia jote na kujton Mukjen

Publikuar tek: politike, më 08:34 11-05-2015 Përplasja/Legalisti Gjana-Bashës: Tradhtia jote na kujton Mukjen Sulejman Gjana dhe Lulzim Basha

Sulejman Gjana sulmon nëpërmjet një letre të hapur Lulzim Bashën, sipas të cilit kreu i PD-së ka neglizhuar marrëveshjen me partinë e tij. Kreu i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, shkruan se kreu i PD-së, Basha ka shkelur marrëveshjen me legalistët, që kishte nisur për zgjedhjet vendore. Gjana i shkruan Bashës se tradhëtia e tij, u kujton legalistëve Mukjen.

“Legalistët e bazës e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si veprim të qëllimtë për eliminimin e lidershipit të PLL dhe kontributeve të tij të padiskutueshme në pushtetin e ardhshëm vendor..., pushtet që, pas reformës territoriale, është tejet më i rëndësishëm. Gjithashtu ata e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si një synim për dëmtimin e PLL dhe të së Djathtës tradicionale në vendin tonë”, shkruan Gjana duke i kujtuar Bashës, se këto vonesa kanë shkaktuar dëme serioze, sepse  kandidatët e tyre më të mirë kanë mbetur jashtë listave të tyre.

“Në ditët në vazhdim, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin tonë, kemi patur disa takime me përfaqësuesit tuaj ku kemi paraqitur në mënyrë të argumentuar informacionet përkatëse për 30 bashkitë që miratuam së bashku dhe që integruam në marrëveshjen tonë. Me vullnet të mirë dhe gjithmonë me frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, pas nënshkrimit të marrëveshjes sonë, reduktuam bashkërisht numrin e bashkive objekt të marrëveshjes: nga 30, në 19. Për fat të keq, PD nuk na paraqiti asnjë informacion lidhur me kandidatët e saj që do të renditeshin në listat tona në bazë të marrëveshjes.  Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura me telefon, e-mail dhe SMS për shkëmbimin e informacioneve që do të na mundësonin përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm sipas dispozitave ligjore për regjistrimin e listave brenda afateve kohore, kemi marrë me telefon nga përfaqësuesi juaj një informacion verbal vetëm ditën e Hënë, më datë 4 Maj 2015, në ora 17:00, pra vetëm 60 minuta para përfundimit të afatit zyrtar për paraqitjen e listave në KQZ dhe KZAZ-të. Bëhet fjalë vetëm për 9 raste (nga 19 që kishim rënë dakord) dhe ku shumica e propozimeve të PLL në listat e PD ishin renditur në pozicione jashtë mundësisë për tu zgjedhur. Ndërkohë, asnjëherë nuk kemi marrë informacion për kandidatët e PD, që sipas marrëveshjes, do të ishin në pozicionet nr. 1 në listat e PLL”, i shkruan Gjana, Bashës.

Gjana e konsideron veprimin e PD-së dhe Bashës në shkelje të marrëveshjes me ta, si historinë e Mukjes.

“Gjithashtu kemi bindjen se, shkelja e marrëveshjeve midis partive opozitare sot, do të përkthehej nga elektorati ynë, ende i traumatizuar pas humbjes së vitit 2013, si një ndërmendje e një përfundimi se, kur arrihet të shkelet brenda pak ditësh deri edhe kontrata midis partnerëve politikë që është e nënshkruar me firmë dhe vulë, atëherë çfarë sigurie mund të ekzistojë se nuk do të shkelet edhe kontrata e pushtetarëve tanë vendorë me zgjedhësit dhe mbarë qytetarët?! Shkelja brenda pak ditësh e marrëveshjes së sipërcituar, ne legalistëve dhe mbarë kombëtaristëve na kujton Mukjen... Por për Mukjen do të shkruaj një herë tjetër, ndoshta shumë shpejt.”, përfundon Gjana.

gjanaletra

Letra e Sulejman Gjanës, drejtuar Lulzim Bashës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Terror shtetëror mbi shqiptarët në Kumanovë, hetim ndërkombëtar
Komisioni i Ligjeve, Xhafa: Korrupsioni sorrollat qytetarët pas dyerve të drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.032821893692017
array(1) { ["section"]=> string(69) "perplasja-legalisti-gjana-bashes-tradhtia-jote-na-kujton-mukjen-10848" }