Përplasja për Kishën, Ministria e Jashtme - Greqisë: Po ndërhyni në punët e brendshme

Publikuar tek: politike, më 15:25 22-08-2015 Përplasja për Kishën, Ministria e Jashtme - Greqisë: Po ndërhyni në punët e brendshme

Diplomacia greke nuk shpëtoi as kësaj here pa u përfshirë në punët e brendshme të shtetit Shqiptar. Konflikti për prishjen e Kishës në Dhërmi, solli reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme greke si dhe përgjigjen e palës shqiptare.

Në një histroi të ngjashme me atë të Kishës së Përmetit, në aspektin diplomatik, Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet zëdhënësit të saj Kostandinos Kuturas u shpreh se “largimi i dhunshëm i besimtarëve nga Kisha e Shën Thanasit, prej punonjësve të Bashkisë së Himarës, heqja e simboleve fetare dhe e sendeve të shenjta prej kishës, si dhe dëmtimi i rëndë i kësaj godine, përbëjnë një akt të dënueshëm, pavarësisht argumentave juridikë të kësaj bashkie, dhe natyrisht nuk tregojnë imazh pozitiv të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i familjes europiane”.

Ministria e Jashtme greke gjithashtu ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme si dhe shpjegime nga qeveria shqiptare.

Por në përgjigjen e saj, Ministria e Jashtme shqiptare e quan reagimin e palës greke si të nxituar duke deklaruar se “Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon.”

Më tej, zëdhënsi i Ministrisë, Dervishi thotë se “Konstatojmë se qëndrimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin europian të Shqipërisë. Ky qëndrim, në këndvështrimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i ministrave Bushati-Kotzias.”

Në mbyllje të deklaratës thuhet se “Ministria e Jashtme shqiptare shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke.”

Lexo edhe:

Kisha Ortodokse dhe INUV përplasen për “Shën Thanasin”, ndërhyn këshilltari i Ramës

Prishja e Kishës, Dhima: Duan të gjejnë varrin e një misonari të një besimi tjetër

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj i rrëmben Ramës "artilerinë e rëndë" Gonxhen, takim Lame-Gonxhe pas 15 vitesh
Veliaj bën bilancin, ja çfarë ka bërë në një javë të vetme »
Article Logic
Execution time: 0.020312786102295
array(1) { ["section"]=> string(87) "perplasja-per-kishen-ministria-e-jashtme-greqise-po-nderhyni-ne-punet-e-brendshme-18944" }