PERPLASJA për lekët e shtetit/ Bode akuzon Ahmetajn: Po ndryshoni buxhetin për arsye zgjedhore

Publikuar tek: ekonomi, më 10:49 24-01-2017 PERPLASJA për lekët e shtetit/ Bode akuzon Ahmetajn: Po ndryshoni buxhetin për arsye zgjedhore Nga punimet e komisionit parlamentar te ekonomise

Ka shpërthyer në akuza ish-ministri i Financave Ritvan Bode ndaj ministrit aktual Arben Ahmetaj lidhur me aktin normativ për ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit, miratuar vitin e kaluar. 

Bode akuzon maxhorancën se “paketa e solidaritetit” është tërësisht një “lëvizje elektorale”. “Ndryshimi i buxhetit për shkak të dështimit të qeverisë me investimet publike tregon situatën e vështirë që ndodheni. Arsyeja e parë është elektorale, pasi dihet që jemi në një vit zgjedhor. Arsyeja e dytë që ju ndryshoni buxhetin është niveli i ulët i investimeve publike. Viti që u mbyll ishte më I dobëti në këtë drejtim dhe pavarësisht alibive që jepni ju këtë e kanë konfirmuar institucionet partnere” tha ish-ministri Bode në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, ku Ahmetaj ishte për të mbrojtur aktin normativ për ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit.

Deputetët e PD e akuzuan ministrin Ahmetaj se e ka ndryshuar dy herë ligjin e buxhetit dhe sipas tyre kjo tregon paaftësinë e qeverisë në parashikimet ekonomike.

Këtu në këtë pikë, ka ndërhyrë kreu i komisionit Erion Brace, i cili tha se PD e ka pasur praktikë pune ndryshimin e ligjit të buxhetit gjatë kohës kur qeveriste PD-ja.

Ahmetaj u justifikua duke thënë se me ndryshimet e bëra janë shlyer detyrimet e prapambetura të krijuara për kompanitë private. Ndërkohë që bëri edhe një përmbledhje të shifrave se ku kishin shkuar paratë e buxhetit të shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028321981430054
array(1) { ["section"]=> string(98) "perplasja-per-leket-e-shtetit-bode-akuzon-ahmetajn-po-ndryshoni-buxhetin-per-arsye-zgjedhore-66473" }