Përplasja Rama-Xhafaj për Çakon, ministri kërkoi shkarkimin e tij, kryeministri e liroi

Publikuar tek: barometri, më 08:18 20-01-2018 Përplasja Rama-Xhafaj për Çakon, ministri kërkoi shkarkimin e tij, kryeministri e liroi

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Çako qëndroi gjatë në detyrë, por lirimi i tij edhe pse i papritur, nuk i kapi të gjithë në befasi.

Loja mediatike e thashethemeve se “kush e kërkoi dhe pse s’e shkarkoi” duket se tërhoqi më shumë vëmendje edhe në këtë rast.

Por është vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që zbulon prapaskenat pas lirimit të Çakos, që është bërë edhe shkaku për përplasjen me kryeministrin Edi Rama.

Xhafaj ka deklaruar sot se ishte ai që kërkoi shkarkimin e  drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.

“Kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi”, është shprehur Xhafaj.

Por në të vërtetë ndodhi ndryshe. Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi Haki Çakon, por e liroi nga detyra. Motivacion nuk kishte.

Është sërish Xhafaj, ai që mesa duket është detyruar pas kësaj përplasje të përshtasë një motivacion për lirimin e Çakos, “Energji të reja, ka nevojë për ritëm të ri”, deklaroi Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029665946960449
array(1) { ["section"]=> string(92) "perplasja-rama-xhafaj-per-cakon-ministri-kerkoi-shkarkimin-e-tij-kryeministri-e-liroi-107234" }