Përplasja Thaçi-Berisha, reagon Presidenti i Kosovës

Publikuar tek: barometri, më 07:44 06-08-2018 Përplasja Thaçi-Berisha, reagon Presidenti i Kosovës

Reagon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me përplasjen e ditës së djeshme për çështjen e kufijve mes tij dhe ish kryeministrit Berisha. Thaçi sqaron sot në një intervistë për mediat në Kosovë se statusi i tij i fundit në FB nuk i është drejtuar ish kryeministrit Berisha.

 

“Statusi im i fundit në FB nuk i është drejtuar Sali Berishës. Berisha ka dhënë vendimin e vet unë e respektoj. Interpretim i mediave asgjë më shumë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi, teksa ka theksuar se nuk ka asnjë çështje personale me asnjë lider në Shqipëri.

I pyetur për detaje rreth ‘korrigjimit të kufijve’ kreu i Shtetit u shpreh se : “Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë vende të botës e kanë përdorur si term për të kaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet. Korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Qëllimi jonë është që Lugina e Preshevës t’i rikthehet Kosovës, meqë Serbia nuk u ka siguruar të drejta”, ka thënë ai duke nënvizuar se Kosova nuk ka hyrë në dialog për të humbur.

Kujtojmë se ditën e djeshme ish kryeministri Berisha doli hapur kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksur të mos bëhen pazare.

Ndërsa në një status të tij, ndonëse pa përmenduar emra presidenti i Kosovës hodhi akuza të rëndë lidhur me deklarat e ish kryeministrit Berisha. Thaçi u shpreh se nuk ka nevojë për këshilllla nga ata që sipas tij ndihmuan armiqtë e Kosovës.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021749019622803
array(1) { ["section"]=> string(58) "perplasja-thaci-berisha-reagon-presidenti-i-kosoves-130265" }