Përplasja zbret tek të rinjtë, Këlliçi: Micko gjen mënyra të reja punësimi për socialistët, trafikant droge profesioni i pëlqyer

Publikuar tek: politike, më 15:22 30-01-2016 Përplasja zbret tek të rinjtë, Këlliçi: Micko gjen mënyra të reja punësimi për socialistët, trafikant droge profesioni i pëlqyer

Droga e gjetur në autobusin me të cilin udhëtonin të rinjtë FRESSH drejt Stambollit është bërë shkak për përplasjen e të rinjve demokratë me ata socialistë.

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për ngjarjen duke akuzua zv/kryetarin e FRESSH, Artur Mickon. Këlliçi ka thënë se trafikant droge është profesioni më i pëlqyer i drejtuesve socialistë, dhe se Micko ka gjetur këtë mënyrë të re punësimi për të rinjtë e tij.

“Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, njëkohësisht zv. Kryetar i FRESSH, gjen mënyra të reja të punës​imit të të rinjve socialiste.... Trafikant droge profesioni më i pëlqyer i drejtuesve socialist. Mesa duket dekriminalizimi duhet shtrirë edhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e FRPD-së.

Ndërkohë, përfaqësues të FRESSH kanë pohuar se në autobusin me të cilin ata udhëtonin është gjetur lëndë narkotike, por ajo u përkiste personave të tjerë. Pas konfirmimit, të rinjtë socialistë janë lënë të lirë nga autoritetet turke për të vazhduar itenerarin e planifikuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Meta inagurojnë shtëpinë muze të Kadaresë. Një foto së bashku në dhomën e pritjes
Droga në autobusin e FRESSH, Basha i përgjigjet Ramës: Askush nuk gëzon nga kjo ngjarje »
Article Logic
Execution time: 0.051177978515625
array(1) { ["section"]=> string(131) "perplasja-zbret-tek-te-rinjte-kellici-micko-gjen-menyra-te-reja-punesimi-per-socialistet-trafikant-droge-profesioni-i-pelqyer-31336" }