Përplasje Leskaj-Halimi në Kuvend. Ndërhyn Berisha. Meta-Berishës: Çuditërisht nuk e mbajte fjalën!

Publikuar tek: politike, më 12:01 07-04-2016 Përplasje Leskaj-Halimi në Kuvend. Ndërhyn Berisha. Meta-Berishës: Çuditërisht nuk e mbajte fjalën!

Përplasje Leskaj-Halimi në Kuvend, Leskaj: Kam insistuar që të diskutohet çështja ime! Ndërhyn Meta dhe thotë disa fjali për Leskajn.

Valentina Leskaj: Siç jeni në dijeni tetë ditë më parë i kam derguar letër kryetarit për të avancuar kërkesën që ka bërë në mars PD për të çuar në gjykatën kushtetuese mandatin tim. E kam bërë zyrtarisht, verbalisht dhe sot kam insistuar në Konferencën e Kryetarëve që të diskutohet dhe miratohet.

Nuk është rast i parë dhe herë të tjera kemi bërë mbledhje të Këshillit të Mandateve gjatë seancës. Duhet të merret vendimi që kërkesa që kam bërë me shkrim të bëhet në gjykatë. I kam kërkuar PD të çojë kërkesën në gjykatë, ajo nuk e çoi, unë e kam kërkuar vetë. Sot kam kërkuar që të respektohen rregullat dhe të çohet në Gjykatën Kushtetuese.

Eduard Halimi: Mandatet e deputetëve që akuzohen nga opozita se kanë shfrytëzuar fonde pullike nuk është e re. E kemi diskutuar te Komisioni i Mandateve dhe maxhoranca e rrëzoi kërkesën tonë. Erdhëm në parlament, maxhoranca refuzoi kërkesën e PD për ta çuar në Gjykatë. Doli vendimi i gjykatës për rastin Kokëdhima dhe në atë vendim gjykata shtronte pyetjen se çfarë ndodh në rastet kur deputeti akuzohet se shfrytëzon fonde publike dhe maxhoranca i fsheh. Përgjigja është e qartë: ka vetëm një organ dhe kjo është gjykata kushtetuese.

Ju keni marrë dy vendime në thyerje të rëndë të kushtetutës. Keni marrë tre vendime antikushtetuese. Për njërin e korrigjuat. Por për dy vendimet që janë antikushtetese parlamenti duhet të ishte mbledhur. Të mos bëjmë tani, se ka një çështje…keni shkelur kushtetutën dhe mos bëni tani viktimën. Viktima nuk jeni ju. Viktima janë qytetarët se janë votat e tyre. Pse po bëjmë viktimën? Nuk po ndeshkohet njeri. Ju keni shkelur kushtetutën për të përfituar një koncesion me para publike. Duhet të ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është çështje e qartë për të gjithë deputetët dhe qytetarët: çdo deputet që akuzohet se ka marrë fonde publike në emër të tij apo të familjarëve duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. I vetmi organ është gjykata. Një vendim e korrigjuat, korrigjoni dhe dy vendimet e tjera të parlamentit.

Meta: Ju lutem të mos diskutojmë më për këtë çështje! Për proçedurë? Në rregull.

Berisha: Leskaj bëri detyrën e vet. Po pasagjerët nuk zbresin nga treni!

Meta: Çuditërisht ju nuk e mbajtët fjalën. Thatë për proçedurë. Votimi ishte maskim! (Qesh)

Mendoj që zonja Leskaj është treguar mjaft korrekte dhe ne e kemi marrë nëpër gojë pa të drejtë. E vërteta është si e paraqiti zonja Leskaj. Znj. Leskaj e ka bërë  me vullnet, edhe Z.Suli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi:Rama do mbahet mend për shumë budalliqe në këtë vend. Kjo është ‘’Parama Papers’’, pse me lista në ‘’FB’’ votohet? Referendumi i trukuar’’
Berisha për Ramën: Keni dëgju ndonjë që pleqëron me një burrë?! U mbyll ‘’Facebook’’-un të tjerëve, se i thonë burrë paske gjet »
Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539
array(1) { ["section"]=> string(101) "perplasje-leskaj-halimi-ne-kuvend-nderhyn-berisha-meta-berishes-cuditerisht-nuk-e-mbajte-fjalen-37057" }