Përplasje me armë mes baxhanakëve, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 21-11-2017 Përplasje me armë mes baxhanakëve, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë

Dy baxhanakë janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ngjarje që ka degjeneruar në përdorimin e armëve, fatmirësisht pa viktima.

Sipas policisë njëri prej baxhanakëve ka bërë kallëzim në polici dhe pasi është larguar drejt shtëpisë ka dëgjuar të shtëna me armë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është sekuestruar edhe një gëzhojë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 21.11.2017,  shtetasi P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll për hetime të mëtejshme.

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentet që po u marrin jetën qytetarëve, zbuloni kush janë zonat që thyejnë rekord në Shqipëri
I riu ndalohet në doganën e Rinasit, i gjenden para të fshehura »
Article Logic
Execution time: 0.023895025253296
array(1) { ["section"]=> string(80) "perplasje-me-arme-mes-baxhanakeve-policia-jep-detaje-per-ngjarjen-e-rende-100405" }