Përplasje mes Nishanit dhe demokratëve për dekorimet e studentëve të grevës, Ramçaj: Skenar i turpshëm, ua dhe lëpirësve të Ramës (I bashkohet deputetja e PD-së)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:53 20-02-2017 Përplasje mes Nishanit dhe demokratëve për dekorimet e studentëve të grevës, Ramçaj: Skenar i turpshëm, ua dhe lëpirësve të Ramës (I bashkohet deputetja e PD-së)

Ajet Ramçaj është një nga të dekoruarit e Presidentit Nishani në vitin 2013 me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për përkushtimin aktiv në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, për veprimtarinë në lartësimin e idealeve të saj dhe për vetëmohimin e treguar në pjesëmarrjen në grevën heroike të urisë në Qytetin Studenti në shkurt 1991, vendimtare në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist”.

Por sot, në 26 vjetorin e rrëzimit të bustut të diktatorit Hoxha, Ramçaj ka bojkotuar ceremoninë e Dekorimit të grevës së Urisë nga Presidenti Nishani.

Ish-grevisti thotë se skenari qe i turpshëm dhe se Nishani këtë dekoratë ua dha lëpirsëve të kryeministrit Rama.

“Dua t’ju them të gjithë ish pjesëmarrësve të grevës se skenari i dorëzimit të dekoratës ishte i turpshëm. Nishani e dorëzoi këtë dekoratë në dorën e lëpirsëve të Kryeministrit që i fle para zyrës. Në këto kushte e braktisa ceremoninë”, shpjegon Ramçaj i cili ka marrë edhe pëlqimin e deputetes së PD Mimoza Hajdarmataj.

Kujtojmë se mes 723 studentëve dhe pedagogëve të grevës dekoruar sot nga Nishani ishin edhe deputetja e PDIU Mesila Doda si dhe drejtori në Bashkinë e Tiranës Blendi Gonxhe.

sken.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e Kuvendit nxjerr nga arkivat foton e hershme, kur ishte në grevën e urisë të studentëve
“Tallje trapi me paramendim”, skenaristi nuk duron dot shfaqjen me stjuardesat në rolin e kontrolloreve në stacionin e Tiranës: Fantazi e lali Erit »
Article Logic
Execution time: 0.042288064956665
array(1) { ["section"]=> string(162) "perplasje-mes-nishanit-dhe-demokrateve-per-dekorimet-e-studenteve-te-greves-ramcaj-skenar-i-turpshem-ua-dhe-lepiresve-te-rames-i-bashkohet-deputetja-e-pd-se-69331" }