Përplasje mes politikanësh, Kosova tensionon marrëdhëniet Bullgari-Serbi

Publikuar tek: rajon, më 19:12 08-07-2019 Përplasje mes politikanësh, Kosova tensionon marrëdhëniet Bullgari-Serbi

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka thirrur në takim ambasadorin serb pas komenteve të ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, i cili kritikoi ashpër kryeministrin bullgar, Boiko Borisov.

‘Borissov duhet të respektojë pozicionin e BE-së ndaj Kosovës, që nuk e njeh si të pavarur, në vend që t’i japë leksione Josep Borrell-it’, ka deklaruar Daçiç.

Daçiç kundërshtoi deklaratën e mëparshme të kryeministrit Borissov, i cili tha se Josep Borrell, shefi i ri i BE-së për Politikën e Jashtme, duhet të pranojë qëndrimin e BE-së për Kosovën dhe jo atë të Spanjës, pasi kjo e fundit e kundërshton pavarësinë e Prishtinës.

Në këtë mënyrë Kosova është bërë shkak për një tension diplomatik midis Bullgarisë dhe Serbisë.

Kujtojmë që Republika e Kosovës nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027101993560791
array(1) { ["section"]=> string(78) "perplasje-mes-politikanesh-kosova-tensionon-marredheniet-bullgari-serbi-171540" }