Përplasje në bashkinë e Gjirokastrës, drejtori: Nuk ke asnjë dokument moj vajzë. Kryebashkiakja: Nuk jam vajza jote

Publikuar tek: politike, më 17:24 12-04-2016

“Që prej ditës së premte, ajo karrike i takon zotit Bashkim Tola”. “Por nuk ke asnjë lloj dokumenti moj vajzë, je në kundërshtim me ligjin”.”Unë nuk jam vajza jote!”

Ky ishte debati para kamerave mes kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami dhe administratorit të ujësjellësit të qytetit Dashamir Qeli.

Rami e shkarkoi administratorin e zgjedhur prej 8 vitesh në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve të Gjirokastrës nga ish-kryebashkiaku socialist Flamur Bime. Shkarkimi u bë për shkak të mosbashkëpunimit prej 9 muajsh me kryebashkiaken e re, e cila vjen nga radhët e LSI-së.

Qeli tha: “Unë po largohem nga kjo punë, pasi me ju nuk mund të punohet. Keni 9 muaj në detyrë dhe kjo është hera e parë që vini në ujësjellës për t’u njohur me problematikat. Por, me ju do të takohem në gjyq”.

Ndërsa Zamira Rami tha: “Ju zotëri e keni parë veten si kryetar bashkie. Ujësjellës-Kanalizimet i keni parë si aktivitet privat. Prandaj kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës nuk ka mundur dot të bashkëpunojë në këto 9 muaj me ju. Pavarësisht këmbënguljes dhe edukatës që kam pasur me ju, nuk e kam gjetur dot gjuhën e përbashkët”. (Top-Channel)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si kanë qenë 17 vite më parë Majko dhe Blushi, atëherë në krah të njëri-tjetrit
“Po filmuat do ju pres kokat dhe do ua fusë në llucë’, zëdhënësi i Kodhelit kërcënon gazetarët” »
Article Logic
Execution time: 0.21314191818237
array(1) { ["section"]=> string(117) "perplasje-ne-bashkine-e-gjirokastres-drejtori-nuk-ke-asnje-dokument-moj-vajze-kryebashkiakja-nuk-jam-vajza-jote-37513" }