Përplasje në Kuvend Meta-Patozi: Po shëtisni me foto magazinash mielli në Vorë, Meta: Me qetësi dhe dashuri

Publikuar tek: politike, më 12:12 11-06-2015 Përplasje në Kuvend Meta-Patozi: Po shëtisni me foto magazinash mielli në Vorë, Meta: Me qetësi dhe dashuri

Fushata zgjedhore ka shkaktuar debate të ashpra në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancën dhe kryesisht kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, se partia e tij, po ndryshon vullnetin elektoral duke blerë vota me thasë me miell.  Deputeti  i Partisë Demokratike Astrit Patozi, tepër i revoltuar ka akuzuar Metën se shëtit nëpër Vorë me foto të magazinave të miellit. Patozi tha se si ishte ndërprerë fjala e tij javën e kaluar kur akuzonte Metën, nga disa televizione, që kishin preferuar të transmetonin reklama, kështuqë kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar nga mediat që të transmetojnë live debatin dhe mos ta ndërpresin me reklama.

Meta: Media të mos ndërpresë parlamentin, duke futur reklama.

Patozi: Në 1996 ne kemi bashkëpunua , se ne kemi jo vetëm histori konfrontimi, por edhe histori bashkëpunimi. Atëherë kemi bashkëpunuar kundër Fatos Nanos dhe për të bërë copë Edi Ramën. Në Vorë do të humbasësh, por nuk bie në nivelin tënd, që shëtit me foto magazinash mielli.

Meta: Nëse ti shpif për mua unë jam i detyruar të jap fakte, të sqaroj opinionin publik. Merre me qetësi dhe dashuri.

Patozi:Qetësi dhe dashuri, çoje deri në fund sloganin, mbaje një vit, nuk ke pasur asnjëherë as qetësi as dashuri.

Debati Patozi- Meta lindi pasi Patozi kërkoi që LSI ta tërheqë  spotin  në të cilin i'u kërkohet qytetarëve mos të shesin votën. Sipas tij ky spot është fyes e poshtërues për shqiptarët, për shkak se është bërë nga një parti që rezultatin e saj e ka rritur vetëm nga fenomeni i blerjes së votës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dokumenti/ Kandidati i pavarur i Tepelenës me firma false në regjistrimin në KQZ
Bojaxhi, për herë të parë i jep të drejtë Veliajt dhe Kosovës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.035899877548218
array(1) { ["section"]=> string(110) "perplasje-ne-kuvend-meta-patozi-po-shetisni-me-foto-magazinash-mielli-ne-vore-meta-me-qetesi-dhe-dashuri-13277" }