Përplasje në mazhorancë/ Ruçi kritika Finos dhe qeverisë: Propozim i pamoralshëm, më vjen keq për ju

Publikuar tek: politike, më 18:55 17-12-2015 Përplasje në mazhorancë/ Ruçi kritika Finos dhe qeverisë: Propozim i pamoralshëm, më vjen keq për ju

Një përplasje brenda mazhorancës dhe specifikisht mes deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi dhe Bashkim Finos është regjistuar sot në Kuvend, kur po votohej për projektligjin për qeverisjen vendore.

Fino kishte propozuar një amendament ku kërkon reduktimin në dy mandate nga 4 vite për kryetarët e Bashkive në Shqipëri, çka nuk i ka pëlqyer kreut të Grupit Parlamentar, i cili e ka konsideruar atë si të pamoralshëm. Ruçi ka kritikuar edhe qëndrimin e mbajtur nga kabineti qeveritar në votim, ndonëse të drejtë vote kanë vetëm kryeministri, ministri i Brendshëm, i Financave i Jashtëm dhe ai i Energjisë.

“Nuk është normale dhe e moralshme të bëhën propozime të tilla kur bëhet fjalë për ligje kaq të rëndësishme. Ne sapo kemi votuar një ligj shumë të rëndësishëm të reformës territoriale dhe nuk është normale që t'u ndërpresësh shumë njerëzve me ambicie të drejtën për të kandiduar. Në shumë bashki mund të ketë njerëz të pavarur që janë jashtë partive politike, por janë administrator shumë të zotë dhe nuk është normale t’i ndalosh të kandidojnë. Më vjen keq edhe për kabinetin qeveritar, të cilët e sollën vetë në Kuvend këtë propozim dhe tani votuan kundër”, ka thënë deputeti socialist.

Menjëherë ka replikuar Bashkim Fino, i cili është shprehur se Kushtetuta ia garanton atij propozimn e amendamenteve dhe se nuk arrinte të kuptonte këtë reagim të Ruçit.

“Është e drejta ime të bëj amendamente dhe ky nuk është paraqitur në momentin e fundit por është shumë i argumentuar. Nuk e kuptoj, pasi mazhoranca nuk u turbullua fare zoti Ruçi edhe pse nuk u votua ky propozim. Unë kam kohë për t’i bëtë ato 84 vota”, tha Fino.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA përshëndet miratimin Dekriminalizimit: Ligji më i ashpër në Europë kundër kriminelëve në politikë
PD voton të gjitha propozimet e deputetes së larguar, Doda: Votimi tregon hipokrizinë e mazhorancës »
Article Logic
Execution time: 0.02803111076355
array(1) { ["section"]=> string(103) "perplasje-ne-mazhorance-ruci-kritika-finos-dhe-qeverise-propozim-i-pamoralshem-me-vjen-keq-per-ju-28017" }