Përplasjet në bazë/ Mile i përgjigjet Shkëmbit: Bëri pazar me Kaprin, do t’i hapja dosjet e betonizimit

Publikuar tek: politike, më 12:01 18-08-2015 Përplasjet në bazë/ Mile i përgjigjet Shkëmbit: Bëri pazar me Kaprin, do t’i hapja dosjet e betonizimit Artan Shkembi dhe Diana Mile

Diana Mile, kandidatja e ASHE-së për Bashkinë e Pogradecit që nuk arriti ta fitonte atë ka sulmuar sot ashpër ish-kryetarin e bashkis Artan Shkëmbin. Dje Shkëmbi deklaroi se Mile e LSI-së humbi në Pogradec sepse ishte kandidaturë e papërshtatshme dhe jo për faj të mungesës së mbështjetjes nga PS-ja.

“Gjithkush e ka kuptuar dhe jo vetëm në Pogradec, që këtu u bë Pazar nga drejtuesit , ku ishte dhe ai pjesë…Kandidatura e mbështetur fort nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishte e përshtatshme edhe për 16 mijë bashkëqytetarët e mi që unë I falenderoj! Kjo kandidaturë ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish-kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit. Në asnjë moment ish0kryetari I bashkisë s’ka qenë pro përzgjedhjes së kandidaturës dhe fushatës sime, duke e ditur që s’do isha asnjëherë pjesë e tavolinave të tij, ashtu si nuk kam qenë në të kaluarën. Me kandidaturën time, zoëtrisë do t’I hapeshin dosjet e betonizimit të përgatitura me aq ‘’dashuri’’ me pasardhësin e tij’’, thotë Mile për ‘’Panorama’’.

Menjëherë pas zgjedhjeve sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se ‘’pazari në Pogradec ia kalon edhe atij të Rroskovecit’’, duke nënkuptuar për një pazar të mundshëm me kandidatin e PD-së Eduard Kaprit që fitoi bashkinë, në dëm të Miles.

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se rezultatet e zgjedhjeve duheshin analizuar mirë dhe dha mesazhin se kjo parti politike është ‘’këtu ku është sepse di të analizojë’’.

Pas lajmeve për ftohje marrëdhëniesh mes Metës dhe Ramës, po zhvillohen tashmë edhe përplasjet e para në bazën e Pogradecit dhe të Mallakastrës. Kreu i PS-së në Mallakastër Pajtim Ismaili ia ka faturuar fajin e humbjes, Lëvizjes Socialiste për Integrim me kandidatin Shyqyri Kapllani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Ismaili: Humbja në Mallakastër, faji i LSI-së
Kur Nard Ndoka shkaktonte kaos dhe sulmonte Arben Malajn në Kuvend (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0045220851898193
array(1) { ["section"]=> string(106) "perplasjet-ne-baze-mile-i-pergjigjet-shkembit-beri-pazar-me-kaprin-do-t-i-hapja-dosjet-e-betonizimit-18624" }