“Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi" restaurohen

Publikuar tek: kulture-art, më 16:15 09-02-2015 “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi

Dy filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” nga fondi Anagnosti, restaurohen. Këtë e ka bërë të ditur Arkivi Qendror Shtetëror i filmit. Përralllë nga e kaluara, një prodhim i vitit 1987 është një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare si dhe një paraqitje, jo vetëm e artit kinematografik shqiptar por edhe e traditës, letërsisë, zakoneve, kostumografisë dhe muzikologjisë shqiptare.

Ndërsa filmi “Përjetësi” Anagnosti, 1974, është një trajtim poetik dhe emocional i temës së të rënëve të luftës antifashiste dhe do të promovohet me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

AQSHT, shpjegon edhe arsyet se pse u zgjodhën këta dy filma për t’u restauruar në projektin e miratuar nga Ministria e Kulturës

“Të gjitha fazat e prodhimit të filmave “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi”; xhirimi, proceset laboratorike, montimi, stampimi, janë bërë në laboratorin e Kinostudios, i cili në ato vite, sidomos në 1987, ishte tashmë i vjetëruar si nga aparaturat, nga teknologjia e përdorur ashtu edhe nga materiali filmik i përdorur për stampimim e filmave. Për këtë arsye, këto filma, nuk u prodhuan në standartet e duhura teknike.Filmi “Përrallë nga e kaluara” ka marrë dhjetra çmime ndërkombëtare gjatëshfaqjeve në kohën e tij, por nuk ka mundur asnjë here të hyjë në festival të rëndësishme, pikërisht sepse ka qenë prodhuar jashtë kushteve teknike’-njofton Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Projekti i rradhës do të jetë  restaurimi i filmit “Ballë për Ballë”, një nga filmat e fondit tonë i cili rrezikon dekolorimin total të ngjyrave.Dy filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” nga fondi Anagnosti do të restaurohen. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akad. e Shkencave: Krenarë për Kadarenë, ka përkrahur kauzën e njeriut të zakonshëm. Përshëndesin Rama dhe Thaçi
Woman Magazine: Inva Mula, një Diva emigrante »
Article Logic
Execution time: 0.029123067855835
array(1) { ["section"]=> string(53) "perralle-nga-e-kaluara-dhe-perjetesi-restaurohen-2857" }