Përse Obama dhe Biden nuk e përmendën për asnjë moment takimin me Edi Ramën?

Publikuar tek: politike, më 14:06 15-04-2016 Përse Obama dhe Biden nuk e përmendën për asnjë moment takimin me Edi Ramën?

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Shtëpinë e Bardhë ku u takua me Presidentin amerikan Barack Obama si dhe Zëvendëspresidentin Joe Biden, bëri që rrjetet sociale dhe mediat shqiptare të tejmbushen me fotografi, lajme e njoftime nga takimi tepër i rëndësishëm.

Gjatë ditës së djeshme pati edhe disa media të cilat aluduan se Rama nuk do të takohej me Obamën duke thënë më pas se do të takoheshin sa për disa fotografi. Vite më parë ka patur po aludime të ngjashme sipas të cilave ndonjë politikan shqiptar kishte paguar shuma të mëdha parash për të shkrepur një foto me Presidentin amerikan.

Megjithatë takimi u realizuar dhe të gjithë e pamë të pasqyruar në fotografi se çfarë ndodhi brenda Shtëpisë së Bardhë. Fotografitë u shpërndanë nga vetë kryeministri Rama, stafi i tij, media, ambasada dhe gazetarë.

Por një gjë e tillë duket të mos ketë ndodhur nga pala amerikane. Takimi i Ramës me Obamën dhe Biden, nuk u pasqyrua në asnjë prej mediave të rëndësishme amerikane. Ajo që duket se tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e Ramës për Donald Trump.

As në Tëitter-in e Obamës, Biden apo Shtëpisë së Bardhë, nuk ka ndonjë njoftim rreth takimit, ashtu siç ndodh zakonisht, përveçse një deklarate të shkurtër për shtyp në ëebfaqen e Shtëpisë së Bardhë. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e PD: Rama një maçok që do të fshijë gjurmët e një luani si Berisha
Prezantohet platforma “Përmirëso Qytetin”. Peleshi: Të zhdukim korrupsionin në zyra »
Article Logic
Execution time: 0.044286012649536
array(1) { ["section"]=> string(81) "perse-obama-dhe-biden-nuk-e-permenden-per-asnje-moment-takimin-me-edi-ramen-37773" }