Përshtypjet skandaloze të Pentagonit për “Mbrojtjen” e PD

Publikuar tek: politike, më 18:19 29-01-2015 Përshtypjet skandaloze të Pentagonit për “Mbrojtjen” e PD Hagel dhe Kodheli në Pentagon

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se është ndjerë e turpëruar për atë çfarë kishte dëgjuar nga homologu i saj amerikan Chuck Hagel, gjatë vizitës që zhvilloi në Pentagon më 30 tetor të 2014.

Sipas Kodhelit, çdo shqiptari do ti kishte ardhur turp për opinionin që ekzistonte në Pentagon për punën e bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë qeverisjes së PD-së.

“Por, në respekt të opinionit publik, dua të ju them që më ka ardhur turp për takimin tim me sekretarin e mbrojtjes në pentagon për atë se çfarë kam dësgjuar se cili ishte opinioni i tyre, I çfarë kishte bërë zotëria edhe dikush përpara meje me FA. Do ti kishte ardhur turp çdo shqiptari që ta kishte dëgjuar këtë gjë”, ka thënë Kodheli.

Kodheli ka akuzuar gjithashtu PD-në se e ka lënë Flotën Detare pa asnjë litër naftë, pasi me të abuzohej nga familjarët e anëtarëve të kabinetit Berisha.

“Dua tju rikujtoj diçka . Me datën 15 shtator të vitit 2013, kur unë kam hyre për herë të parë në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur një përfaqësues i lartë i Forcës Detare i cili më ka thënë zonjë nuk kemi asnjë litër naftë për të patrulluar bregdetin, 0 dhe ishte 15 shtator. Sot ne kemi qenë pjesë, javën e fundit të dhjetorit të vitit që kaloi të një aksioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë ku flota jonë detare ka dalë në patrullim për një javë rrjesht 24 orë në 24orë. A e dini pse mungonte nafta dhe pse abuzohej me të? Sepse dhëndri i zonjës dhe dhëndurët shëtisnin për të parë bregdetin shqiptarë me flotën ushtarake Shqiptare. Bënin dhe videoklipe në ajër e kështu me radhë. Prandaj në ka një njeri këtu që duhet të kërkoj pardo (falje) edhe për këtë gjë, pavarësisht se nuk i ka takuar fare si zonë influence dhe tani bën si eksperte është pikërisht kjo zonjë”, deklaroi ministrja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti shigjeton Ramën: Unë do të shpallja gjendjen e jashtëzakonshme
Rama: Ditë e natë punë, në Fier për të shpërndarë ndihmat »
Article Logic
Execution time: 0.097014188766479
array(1) { ["section"]=> string(60) "pershtypjet-skandaloze-te-pentagonit-per-mbrojtjen-e-pd-1845" }