Personaliteti i njohur iu bashkua së fundmi Bashës, por Rama “ia prish” mendjen me këtë dhuratë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:36 23-05-2017 Personaliteti i njohur iu bashkua së fundmi Bashës, por Rama “ia prish” mendjen me këtë dhuratë

Vazhdon metamorfoza e qëndrimeve  të tenorit me famë botërore Agim Hushi në lidhje me politikën shqiptare.

Në muajt e fundit tenori Hushi, është parë të jetë afër me kreun e Opozitës Lulzim Basha. Madje në disa raste ai u pa në “çadrën e lirisë”.

Por mesa duket miqësia e vjetër e Agim Hushit më kryeministrin Rama nuk mund të shuhet për “hiç gjë”. Të dy duket se i kanë lënë pas mëritë  e kohëve të fundit dhe janë bërë sërish miq. Kjo gjë duket nga një postim që ka bërë në rrjetin social facebook tenori i njohur ku tregon një shishe verë, dhuratë nga kryeministri për datëlindje.

Më poshtë statusi i plot Agim Hushit:

Sot me erdhi dhurata e ditlindjes nga Kryeministri i Shqiperise Zoti Edi Rama!
I jam mirnjohes per kete kenaqsi qe me dhuroi dhe per perkudesjen e tij!
Kjo eshte Shqiperia qe duam: sia vlen te mbjellim palma dhe te shkulim shpirtra njerezish!
Une po e festoj sot me veren e Zotit Rama freskimin e qeverise me ministrat teknike dhe zbatimin e marrveshjes me opoziten si nje ngjarje madhore ne historine e mirkuptimit politik dhe harmonise qytetare shqiptare!
Faleminderit Zoti Rama!
Gezuar!

hushi_agim.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mashtrimi grek me fustanellën shqiptare
Hapet “shtëpia e gjetheve”, muzeu më i ri në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.023947954177856
array(1) { ["section"]=> string(99) "personaliteti-i-njohur-i-u-bashkua-se-fundmi-bashes-por-rama-ia-prish-mendjen-me-kete-dhurate-79677" }