Personat që përjashtohen nga kryesia e PD-së, nga Flamur Noka tek Tritan Shehu (Lista e emrave)

Publikuar tek: barometri, më 07:40 23-04-2018 Personat që përjashtohen nga kryesia e PD-së, nga Flamur Noka tek Tritan Shehu (Lista e emrave)

Ndryshimet e reja statutore të miratuara në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike kanë sjell dhe largimin nga kryesia e kësaj partie të disa personave me tepër me rëndësi në të.

E quajtur si lista skarcuese, ajo përjashton menjëherë 24 persona drejtues të departamenteve të ndryshëm në PD, ku bie në sy dhëndëri i ish kryetarit të kësaj force, Jamarbër Malltezi, ish ministri Flamur Noka etj.

Në statutin e ri përcaktohet që kryesia e Partisë Demokratike përbehet nga kryetari, dy nën/kryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe ata funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtarë, krerët e organizatave partnere, zëdhënësi, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe 15 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar.

Automatikisht ndryshimet e reja prekin edhe 8 prej deputetëve që aktualisht janë kryetarë apo nën/kryetarë në komisionet parlamentare.

Listës së gjatë të atyre që nuk do jenë më pjesë e këtij forumi i shtohen edhe Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Genc Pollo, Bardh Spahia, Florion Mima dhe Tritan Shehu, Suzana Guxholli, Sherfedin Shehu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022226095199585
array(1) { ["section"]=> string(99) "personat-qe-perjashtohen-nga-kryesia-e-pd-se-nga-flamur-noka-tek-tritan-shehu-lista-e-emrave-117917" }