Personi që dhunoi gjyqtarin në ndeshjen Sopoti-Luftëtari, sekretar i deputetit Taulant Balla

Publikuar tek: politike, më 20:02 07-11-2015 Personi që dhunoi gjyqtarin në ndeshjen Sopoti-Luftëtari, sekretar i deputetit Taulant Balla Taulant Balla dhe Iridon Bahiti

Administratori i klubit të Sopotit, Iridon Bahiti ka pështyrë dhe ka ushtruar dhunë verbale ndaj gjyqtarit Sokol Çekaj, pas përfundimit të ndeshjes të luajtur sot kundër Luftëtarit.

Humbja e ka nervozuar tej mase Bahitin, i cili ka bërë fajtor pikërisht gjyqtarin Çekaj.

Iridon Bahiti është gjithashtu sekretar i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Siç shihet edhe nga fotot, Bahiti njihet si person i afërt i deputetit në qytetin e Librazhdit.

Mediat sportive në vend raportojnë se Bahiti ka ndjekur gjyqtarin e ndeshjes për ta goditur, deri në dhomat e zhveshjes, pavarësisht se forcat e policisë janë munduar të qetësojnë situatën.

Lexo edhe: Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, administratori i klubit pështyn dhe dhunon gjyqtarin (Video)

10945667_10206044534981324_1059049307874890431_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Le ta bëjnë testin e drogës, se mos pi mall unë”, Berisha ironi me Ramën, premton falje publike
Nga murator në deputet?! Njihuni me biografinë e autorizuar të Eduart Ndocajt »
Article Logic
Execution time: 0.0041718482971191
array(1) { ["section"]=> string(97) "personi-qe-dhunoi-gjyqtarin-ne-ndeshjen-sopoti-luftetari-sekretar-i-deputetit-taulant-balla-24910" }