“Përuljuni noltmadhnis”, ja si e shpjegon piktorja banerin e tifozëve të Tiranës

Publikuar tek: sport, më 14:56 14-03-2015 “Përuljuni noltmadhnis”, ja si e shpjegon piktorja banerin e tifozëve të Tiranës

Pjesë e rëndësishme dhe shumë e komentuar e derbit të djeshëm midis Tiranës dhe Partizanit ishte edhe koreografia e organizuar nga dy tifozeritë në stadium.

Tifozët e Tiranës të cilët  i prisnin rivalët e qytetit brenda në shtëpi, shpalosën në tribunën karshi një baner të madh, ku shkruhej “Përuljuni noltmadhnis”. Por ja si e shpjegon piktorja e këtij baneri njëkohësisht një tifoze e Tiranës, Suelda Tagani domethënien e tij.

Suelda, tifozët e Tiranës dje në stadium shpalosën një baner të madh në mbështetje të skuadrës dhe klubit të tyre, si lindi ideja për të?

Në fakt, ajo ishte ideja e disa prej tifozëve të Tiranës dhe më pas ne arritëm që nëpërmjet bashkëpunimit me tifozë të tjerë të realizonim atë baner. Ai baner ishte i madh rreth 450m2 dhe është i dyti për përmasat pas atij të vitit 2009, të realizuar nga tifozët e Tiranës.

Cila ishte domethënia e këtij baneri?

Gjatë momentit që baneri u shpalos në shkallët e stadiumit mund të shihej qartë një mbret që simblizon klubin dhe skuadrën e Tiranës, ndërsa në krah të tij qendrojnë dy ushtarë, pra tifozët e Tiranës, të cilët janë gjithnjë dhe kudo për ekipin e tyre.

Sa kohë u desh për realizimin e tij?

Kemi punuar për më shumë se një javë, në mënyrë që të kishim një rezultat sa më të mirë. Mendoj se pas asaj pune të lodhshme krijuam diçka të bukur, falë edhe punës së Mariglen Burrelit dhe Enkelion Prenit, të cilët kanë dhënë një ndihmë të madhe në realizimin e posterit.

Për të folur pak për ndeshjen, jeni të zhgënjyer nga humbja në derbi?

Sigurisht që jemi të mërzitur për humbjen në derbi. Por gjithsesi, pavarësisht këtyre humbjeve ne do të jemi gjithnjë në krah të ekipit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana-Partizani, Halili pritet të mos pranojë dorëheqjen e Maganit
Basketbolli kosovar bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.049747943878174
array(1) { ["section"]=> string(82) "peruljuni-noltmadhnis-ja-si-e-shpjegon-piktorja-banerin-e-tifozeve-te-tiranes-5875" }