Përurohet busti i Aleks Budës, vepër e skulptorit Ilmi Kasemi

Publikuar tek: kulture-art, më 10:58 11-03-2015 Përurohet busti i Aleks Budës, vepër e skulptorit Ilmi Kasemi

U  përurohua sot (e mërkurë) busti i akademikut Aleks Buda. Përurimi u zhvillua në ambjentet e lulishtes përpara Akademisë së Shkencave në orën 11:00. Busti i Aleks Budës është një vepër e skulptorit Ilmi Kasemi. Skulptori i njohur prej kohësh ka punuar  për realizilimin e këtij busti që është një vlerë e shtuar akademike dhe kulturore.Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin edhe Akademikë të Shkencave të Shqipërisë si dhe personalitete të njohura të jetës kulturore e artistike në vend.

"Me propozim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe me vendimin nr.1, datë 12.02.2015 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u vendos që në lulishten para Akademisë së Shkencave të ngrihet busti i akademik Aleks Budës.

Prof. Aleks Buda është një personalitet i historiografisë dhe kulturës shqiptare, (në gjysmën e dytë të shek. XX), kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe “Mësues i popullit”. Ai është arkitekt i projektit madhor të Historisë së Shqipërisë, vepër krejt e re, si nga përmbajtja e gjerësia e trajtimit, ashtu edhe nga kriteret shkencore të vështrimit të proceseve historike.
Me vizionin e një historiani që sheh thellë e larg, akademiku Aleks Buda, me mendimin dhe veprën e tij, me ekipin e udhëhequr prej tij, e nxori historiografinë shqiptare nga faza parashkencore në periudhën e mendimit historik shkencor.
Prof. Aleks Buda udhëhoqi një aksion të madh shkencor të studimeve ndërdisiplinore, të cilat mundësuan ndriçimin e proceseve kardinale historike, si atë të vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe të formimit të etnosit shqiptar, të gjuhës e kulturës së tij, të lindjes dhe formimit të shtetit të Arbrit dhe të rolit të shqiptarëve në historinë ballkanike.
Në çdo vepër dhe aksion shkencor për historinë e shqiptarëve, të kulturës dhe qytetërimit të tyre, është mendja dhe kontributi i Aleks Budës. Ai është udhëheqësi i disa brezave studiuesish, të cilëve u dha gjithçka nga vlerat dhe pasuria enciklopedike e tij.
Të nderuar të pranishëm, me vendosjen në Sheshin “Fan Noli” të bustit të akademikut Aleks Buda, të realizuar mjeshtërisht nga skulptori Hilmi Kasemi, dhe të realizuar me cilësi nga Firma Leodekor, ne nderojmë një nga korifenjtë e shkencës albanologjike, historianin e mesjetës shqiptare, historianin e epokës së Skënderbeut e të Rilindjes Kombëtare, mjeshtrin e analizave historike e të sintezave të mëdha, personalitetin poliedrik të kulturës, arsimit dhe të shkencës shqiptare dhe një nga përfaqësuesit dinjitozë të albanologjisë shqiptare në botën shkencore ndërkombëtare.
Vendosja sot e bustit të akademikut Aleks Buda e bën atë “qytetar të përjetshëm” të qytetit të Tiranës", tha në fjalën e tij kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti .

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në Panairin e Librit në Lajpcing
Olen Çezari takohet me Papën: Më tha “jam i impresionuar nga Shqipëria jote” »
Article Logic
Execution time: 0.0041580200195312
array(1) { ["section"]=> string(65) "perurohet-busti-i-aleks-budes-veper-e-skulptorit-ilmi-kasemi-5515" }