Përurohet busti i Pjetër Arbnorit, Ruçi: Mbetet njeri i dashurisë për njerëzit

Publikuar tek: barometri, më 09:09 20-07-2018 Përurohet busti i Pjetër Arbnorit, Ruçi: Mbetet njeri i dashurisë për njerëzit Perurimi i bustit te Pjeter Arbnorit

Ditën e sotme është përuruar busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori. Busti i tij është vendsour përpara sallës së seancave plenare.

Pjetër Arbnori ka qenë kryetar i parlamentit në vitet 1992 deri në vitin 1997.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të bustit të Arbnorit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se Pjetër Abrnori mbetet njeri i dashurisë për njerëzit.

Në ceremonine përurimit të bustit morrën pjesë familjarët miqtë e tij si dhe kundërshtarët politikë. 

Busti është zbuluar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe Besnik Mustafaj si mik i Pjetër Arbnorit.

"Edhe pse kundërshtarë politikë, Arbnori do ta falenderontë Ruçin për bustin”, u shpreh mes të tjerash Mustafaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018844842910767
array(1) { ["section"]=> string(83) "perurohet-busti-i-pjeter-arbnorit-ruci-mbetet-njeri-i-dashurise-per-njerezit-128483" }