Përurohet te lulishtja përballë Presidencës vepra Çufoja dhe Bubi Kaçurrel

Publikuar tek: kulture-art, më 12:49 23-06-2018 Përurohet te lulishtja përballë Presidencës vepra Çufoja dhe Bubi Kaçurrel

Në lulishten përballë Presidencës në Tiranë janë instaluar dy personazhe shumë të dashur për fëmijët Çufoja dhe Bubi Kaçurrel.

Instalacioni i ideuar nga artisti Eljan Tanini tashmë do të gëzojë të gjithë fëmijët e kryeqytetit.

“Ata të dy: ÇUFOJA DHE BUBI KAÇURREL

Pas 40 vjetësh krijimi, tani do të preken nga afër te Lulishtja karshi Presidencës. I inaguruam bashkë me Gaqo Bushakën, Andi Seferin Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Violeta Kilën Adm e Njësisë 5, dhe Emirën e Satin.

Kushtuar fëmijëve, që u rritën me përrallat dhe letërsinë e gjuhës shqipe.

Në nder të shkrimtarit Gaqo Bushaka, që krijoi këta personazhe të mrekullueshëm.

Për Çufon dhe Bubin Kaçurrel, që vazhdojnë të na edukojnë dhe zbavisin me aventurat e tyre të bujshme.

Origami iu dhurua qytetit të Tiranës nga Emira Zenelaj, më 20 Qershor 2018.

Konceptuar dhe ideuar nga Eljan Tanini.

Faleminderit Bashkia Tiranë”, shkruan Tanini.

36088137_2008625539355443_1342520142944272384_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marjana Kondi PRO një Teatri të ri: Më pëlqen e reja, modernia, nuk e kërkoj për vete…
»
Article Logic
Execution time: 0.021245002746582
array(1) { ["section"]=> string(81) "perurohet-te-lulishtja-perballe-presidences-vepra-cufoja-dhe-bubi-kacurrel-125448" }