Përurohet ura e tretë gjigante mbi Bosfor

Publikuar tek: bota, më 21:55 26-08-2016 Përurohet ura e tretë gjigante mbi Bosfor

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përuroi sot urën e tretë mbi Bosfor në Stamboll, një vepër elegante me sfida të konsiderueshme në planin teknik, e ndërtuar në një kohë rekord, bëri të ditur media.

Kjo urë e tretë e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, një nga urat më të mëdha në botë është menduar për të zhbllokuar metropolin dhe lehtësuar qarkullimin në dy urat e para të ndërtuara mbi Bosfor që lidhin gjithashtu brigjet evropiane dhe aziatike të një qyteti me 18 milionë banorë.

Ura Yavuz Sultan Selim që pritet të vihet në shërbim që nesër është pjesë e një projekti gjigant, e ndërtimit të autostradës që do t’i mundësojë qytetit më të madh të Turqisë për t’u zgjeruar drejt Detit të Zi.

“Jemi në Evropë dhe po lidhemi për herë të tretë në rrugë detare me Azinë”, deklaroi presidenti Erdogan përpara prerjes së shiritit të inagurimit të kësaj vepre arkitekturore. Do t”i lidhim kontinentet në sajë të urave”, pohoi ai duke shtuar :”Filmat nga mbarë bota do të xhirohen këtu”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01849102973938
array(1) { ["section"]=> string(47) "perurohet-ura-e-trete-gjigante-mbi-bosfor-50977" }