Përzgjidhen 10 sportistët më të mirë të 2015-ës, në futboll fiton sërish Skënderbeu

Publikuar tek: sport, më 22:39 27-12-2015 Përzgjidhen 10 sportistët më të mirë të 2015-ës, në futboll fiton sërish Skënderbeu

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar mbrëmjen “Sport Gala 2015” ku janë përzgjedhur 10 sportistët më të mirë të vitit.

Në këtë mbrëmje, ndër të tjerë, është nderuar me çmimin Sportisti i Vitit edhe mesfushori i Skënderbeut Sabjen Lilaj.

Për Lilajn, ky është çmimi i dytë i marrë brenda pak kohësh, pasi në sfidën me Partizanin, ai u vlerësua si Lojtari i Vitit 2015 në anketën që kishte organizuar FSHF me trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore, transmeton Sportal.al.

Kjo është edhe lista e plotë e fituesve të shpallur nga ana e KOKSH-it :

1 – Luiza Gega (atletikë)
2 – Arjon Kajoshi (boks)
3 – Sabien Lilaj (futboll)
4 – Briken Calja (peshëngritje)
5 – Red Vogli (basketboll)
6 – Anton Qafarena (volejboll)
7 – Ergest Aliu (taekuondo)
8 – Jon Vrenozi (xhudo)
9 – Nikol Merizaj (not)
10 – Redi Halilaj (çiklizëm)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017778873443604
array(1) { ["section"]=> string(88) "perzgjidhen-10-sportistet-me-te-mire-te-2015-es-ne-futboll-fiton-serish-skenderbeu-28684" }