Përzuri me forcë gruan, Haradinajt nuk i del inati: Të ishte burrë e kisha kry ndryshe

Publikuar tek: rajon, më 12:40 11-06-2018 Përzuri me forcë gruan, Haradinajt nuk i del inati: Të ishte burrë e kisha kry ndryshe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj komenton incidentin e ditës së djeshme në ceremoninë e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kryeministri kosovar përzuri me forcë një grua nga foltorja. Ndërsa dje organizatori Jahja Lluka tha se gruaja në fjalë, mbesa e gjeneralit Mehmet Derralla, Valdete Derralla ka tentuar të ofendojë presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, ndërsa Haradinaj ka ndërhyrë duke e larguar nga mikrofoni.

Ndërkohë sot Haradinaj është shprehur për mediat kosovare se nuk është penduar aspak për veprimin që bëri.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë. Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, është shprehur Haradinaj.  

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”, tha ai, ndërsa më tej e krahason incidentin me arrestimin e Gjuriç në Kosovë.

“Ne kemi arrestuar Gjuriçin atje me tregu që jemi shtet, na e kemi ndalë Frashër Osekun para gruas e fëmijëve, e ne po e lejmë një grua aty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha kryeministri.

Ndërsa shtoi në fund se mëse do ishte burrë gjërat do ishin ndryshe.

“Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Aty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krim në familje, shqiptari ther me thikë gruan 28 vjeçare
Haradinaj paralajmëron: Do detyrohemi të shëndërrojmë Ushtrinë e Kosovës në ligj »
Article Logic
Execution time: 0.024368047714233
array(1) { ["section"]=> string(91) "perzuri-me-force-gruan-haradinajt-nuk-i-del-inati-te-ishte-burre-e-kisha-kry-ndryshe-123968" }