Katër Komandot e FA të arratisur në Londër, nën hetim për dezertim

Publikuar tek: aktualitet, më 19:38 16-11-2017 Katër Komandot e FA të arratisur në Londër, nën hetim për dezertim

Katër Komando të Forcave Speciale shqiptare janë arratisur në Londër, ku ndodheshin për një trajnim por nuk janë kthyer më në atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor kur Komandot kanë humbur kontaktet dhe dyshohet të jenë arratisur në Britaninë e Madhe.

Sakaq, Prokuroria ka nisur hetimet për çështjen në fjalë në bashkëpunim me autoritetet britanike, dhe katër ushtarët e repartit Komando po hetohen për dezertim pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Burime për Newsbomb.al, bëjnë me dije se Ministria e Brendshme ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tyre ndërsa policia londineze është vënë në kërkim të tyre. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dimër i egër për 54 vjeçarin nga Fushë-Arrëzi, varfëria ku jeton s’ka kufij: Ka nevojë për ndihmë
Publikohet dokumenti, masakra komuniste e nëntorit 1944 në Tiranë u urdhërua nga Enver Hoxha dhe një jugosllav »
Article Logic
Execution time: 0.026937961578369
array(1) { ["section"]=> string(70) "pese-komandot-e-fa-te-arratisur-ne-londer-nen-hetim-per-dezertim-99818" }